×
  • Lajme
  • Lajme

    Balaj-Halimaj: VV po do t’i japë kompetenca presidentit që sa herë t’i teket ta shpërndajë Kuvendin

    FrontOnline
    26 Maj 2020

    Deputetja e Nismës Socialdemokrate Albulena Balaj-Halimaj ka thënë se duan ta krijojnë Qeverinë Hoti, pjesë e së cilës është edhe partia e saj, për t’i ndalë keqpërdorimet e Lëvizjes Vetëvendosje.

    “Po presim të hymë në qeveri, sepse vendit i nevojitet një qeveri e re. E keni parë për pak ditë çka ka qenë në gjendje të bëjë Vetëvendosje me gjithë ato skandale dhe normalisht për të mos ua vazhduar jetën keqpërdorimeve që po bëjnë ne po detyrohemi që në këtë mjegullë, nëse edhe Gjykata Kushtetuese thotë kështu, të formojmë një qeveri të re”.Ajo në Rubikon me Adriatik Kelmendin ka thënë se partia e parë e ka shtjerrë mundësinë e saj për të formuar qeverinë, prandaj nuk mund të bëhet krahasimi me vitin 2014 dhe VLAN-in.

    “Ajo që unë dua të cek është që Vetëvendosja po thirret në dy mundësi të kaluara ose në një aktvendim të 2014-ës që pretendohej të mos i jepej mandati partisë fituese, pra është krejt ndryshe nga tash. Tash i është dhënë mundësia partisë së parë e cila e ka formuar qeverinë dhe është rrëzuar me 2/3-at e deputetëve. Pra, partia e parë e ka shtjerrë mundësinë”.
    “Kosova është shtet parlamentar dhe është Kuvendi që vendos për një qeveri. Nëse kjo qeveri bëhet sot dhe pasnesër nëse deputetët e shohin të arsyeshme edhe mund ta ndryshojnë”.Sipas saj, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit po dëshiron që t’i japë kompetenca presidentit që ai në të ardhmen ta shpërndajë Kuvendin kur të dojë.

    “Imagjinojeni çfarë kompetenca po duan Vetëvendosja t’i japin presidentit që sa herë t’i teket në të ardhmen një presidenti mund ta shpërndajë Kuvendin. Në Kushtetutë thuhet që presidenti mund ta shpërndajë Kuvendin, por jo që duhet, sepse janë deputetët që vendosin nëse shpërndahet Kuvendi ose jo. Në rastin e Ramush Haradinajt kur ka dhënë dorëheqje nuk ka qenë vullneti i deputetëve që të krijohet një qeveri e re, sepse edhe në atë rast ka mundur”.“Deputetët nuk duan ta shpërbëjnë Kuvendin dhe ndërrohet qeveria sa herë që deputetët e shohin të arsyeshme. Këto raste të krahasohen mes vete është gabim dhe ky është një mashtrim që i bëhet qytetarëve”.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një e moshuar ka rënë nga tarraca e Shtëpisë së të Moshuarve. Ngjarja...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po udhëtonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, njoftoi zyra e...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur grupin e saj parlamentar për të diskutuar lidhur me çështjen e presidentit. Para këtij takimi, Ministri i Punëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një e moshuar ka rënë nga tarraca e Shtëpisë së të Moshuarve. Ngjarja...
    Front TV04 Mars 2026
    Kryeministri Albin Kurti, për emrin e presidentit tha që përgjigja është çështje orësh. “Jemi duke shkuar në mbledhjen e GP, besoni qe...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeakademikja Justina Pula është emri i cili ka mbështetjen më të madhe në diskutimet për presidente konsensuale, brenda Partisë Demokratike të Kosovës,...
    Lajme04 Mars 2026
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar opinionin publik se, në kuadër të hetimeve intensive dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë...
    Lifestyle04 Mars 2026
    Këshilla të rëndësishme që duhet t’i ndiqni para se të përdorni mikrovalën. Nëse vendosni ushqimet e gabuara, në mikrovalë mund t’ju sëmurë,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.