×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajrami: VV-ja ka të drejtë, Gjykata Kushtetuese duhet të vendosë për zgjedhje

    FrontOnline
    03 Maj 2020

    Profesori i Juridikut, një ndër hartuesit e kushtetutës së Kosovës, Arsim Bajrami në një intervistë për emisionin N’Konak që është prodhim i gazetës inFokus ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e dekretit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaci për Avdullah Hotin si mandatar për kryeministër.

    Bajrami ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka qenë vendimi i duhur dhe ka bërë që partitë e Kosovës që ndalen së shkeluri kushtetutën.

    “Duhet të respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe cilido vendim i kësaj gjykate duhet të merret menjëherë në zbatim, nuk i lejohet askujt që të marrë asnjë veprim që nuk është në pajtueshmëri të plotë më vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Ka qenë shumë akt pozitiv vendosja e masës së përkohshme sepse një masë e tillë ka parandalu devijimet kushtetuese apo gabimet apo thyerjet e mëtejshme të Kushtetutës dhe ju ka dhënë kohë partive politike qe të ulin gjakrat dhe të bëjnë një lloj abstenimi nga thyerja e Kushtetutës”, ka thënë ai.

    Ai ka thënë që pret që Gjykata Kushtetuese të vendos për zgjedhje sepse sipas tij gjithmonë sovrani është ai që zgjedhë dhe gjithçka varet nga populli.

    Çdo zgjidhje tjetër sipas Bajramit do ta fuste vendin në krizë.

    “Unë pres që Gjykata ti japë një epilog kësaj pune. E kujtojmë rastin pothuajse të njëjtë të vitit 2014 për VLAN-in, por unë edhe atherë isha i bindur se çfarëdo verdikti kundër vullnetit të popullit do ta fuste Kosovën në një krizë të thellë politike.”, ka thënë ai./

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.