
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, u ka uruar besimtarëve muslimanë, festën e Fitër Bajramit.
Në urimin e tij, Bajqinovci vlerëson lartë sakrificën një mujore të agjërimit të Ramazanit, duke uruar pranimin e saj.
Tutje, deputeti Bajqinovci u uron shqiptarëve shëndet, mbarësi, dashuri, harmoni, dhe paqe.
Shkrimi i plotë nga deputeti Bajqinovci:
Gëzuar festa e Fitër Bajramit!Një muaj durim, etje, uri, solidaritet dhe lutje në një situatë jo të zakonshme me kufizime gjatë muajit të madhërishëm të Ramazanit.
Gjithë atyre që kanë agjëruar, Zoti ua pranoftë agjërimin, lutjet dhe sakrificën.
Shëndet, mbarësi, dashuri, harmoni, dhe paqja qofshin me ju dhe familjen tua.Zoti ju bekoftë juve, familjet e juaja, vendin tonë dhe gjithë shqiptarët kudo që gjenden në këto momente.