×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajqinovci i reagon ashpër Thaçit, e quan helaqe politike, njeri me dije e intelekt prej cubi

    FrontOnline
    03 Qershor 2020

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar ashpër pas votimit të qeverisë Hoti dhe deklaratave të presidentit Thaçi.Në një shkrim në rrjete sociale, Bajqinovci e ka quajtur presidentin Thaçi helaqe politike dhe njeri me dije e intelekt prej cubi.

    Tutje, Bajqinovci thotë se Kosova do ta ketë një dialog një qeveri ilegale dhe jolegjitime. Teksa, shton se i kanë kapur thikat për ndarje të Kosovës.

    Një Qeveri e krijuar në shkelje të Kushtetutes e cila u nis me dekretet e konsultat e parregullta të Presidentit si dhe u vazhdua rishkrim të saj me vulen e rrembyer të Gjykates, një Qeveri e krijuar jashtë normave të vlefshme të Kushtetutes që thyen rregullat mbi legjitimitetin e qeverisjes e mbi të gjitha, një Qeveri, sê cilës, Hashim Thaçi voten vendimtare ja solli naten duke e dhunuar sërish mbi, Kushtetuten dhe institucionin e Presidentit.
    Pra sot Kosova do te shkoje ne dialog me nje Qeveri pervecse ilegale, edhe jo legjitime. Pervec se e paafte, edhe e nenshtruar e kontrolluar teresisht nga nje helaqe politike e kulturore, nje njeri me dije e intelekt prej cubi si Hashim Thaçi i cili, e ka vene harten e Kosoves si kolateral per shpetimin e lekures se tij. I pa emancipuar sa i perket dijeve profesionale, kulturorore e urbane te cilat meqe nuk i pervetesoi, i urreu gjithe jeten e tij, ai sot po sillet si huligan politik qe e neverite secilin qytetare te ndergjegjshem ne kete vend.Dy asistentet e tij, Isa Mustafa dhe Avdullah Hoti po vazhdojnë e t’i behen sherbetore te ketij njeriu qe fatkeqesisht ju imponua Kosoves. Pa Hashim Thacin, lufta per liri te Kosoves nuk do te ishte e perçare aq sa ishte, skena politike e Kosoves do te ishte me e bashkuar perballe Serbise, Kosova do te kishte me shume zhvillim, me shume punesim, me shume integrim, me pak kriminalitet, me pak korrupsion, institucione te pa kapura, politike shteterore me kohorente, rregulla te lojes politike me civile e me demokratike. Megjithate, ate njeri tashme nuk ka asgje qe mund ta shpetoje. Fundi i tij politike, per fatin e mire te Kosoves, e shohim ne vendosmerine e popullit tone per ta hedhur pas kraheve nje trashegimi politike qe pervec mjeshtrise se hajnise, nuk do te kujtohet per asgje tjeter.

    Ne do te jemi prane popullit tone te cilit nuk ja kthyem shpinen asnjehere. Ne nuk kemi zgjedhur te tradhetojme e te tallemi me popullin tone prandaj sot kemi perkrahje plebishitare. Ne nuk zgjedhim qe pushtetin ta ushtrojme per vete por gjithmone per dhe vetem ne dobi te njerezve te ketij vendi, pa dallim. Prandaj shifrat po i frikesojne Klubin.Ne edhe kesaj radhe do te sillemi e veprojme duke u konsultuar me popullin dhe shume shpejt do t’i japim zgjidhje grabitjes se shtetit, Kushtetutes, qeverisjes dhe pasurise se qytetareve.

    https://www.facebook.com/mefail.bajqinovci/posts/10223063127547786

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.