×
  • Lajme
  • Lajme

    Babai i Agon Musliut: E keqja filloi në aeroportin e Prishtinës, shteti ma mori nga dora djalin e vetëm

    FrontOnline
    15 Maj 2020

    Një prej ngjarjeve me të rënda që ka ndodhur në Kosovë përgjatë periudhës së pandemisë COVID-19 është edhe vetëvrasja e të riut Agon Musliu nga Gjilani e ndodhur në karantinën tek Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

    Për një ngjarje të tillë në T7 ka folur babai i Agonit të ndjerë, Naim Musliu.

    Në emision ai ka prezantuar një numër dokumentesh që thotë se kanë dëshmuar që Agoni ka pasur probleme shëndetësore dhe që sipas tij nuk do të duhej të dërgohej në karantinë.

    Ai thotë se ato dokumente Agoni i ka pasur edhe në telefon dhe ua ka prezantuar autoriteteve në aeroport.

    “Këto dokumente që unë po i prezantoj i ka pas Agoni edhe përmes telefonit. Këtë dokument e ka pasur në telefon. Ky dokument tregon se Agoni para se të shkojë, ka pasur probleme me veshkë. Këtu kam edhe një dokument tjetër, tregon kur kam shkuar me e marr djalin tem, kam marr dokument nga Komuna ne Gjilan që më lejohet të udhëtojë në Aeroport, që ta marrë djalin dhe ta çoj në shpi”, ka thënë Naim Musliu, raporton Gazeta Express.

    Ai thotë se sipas asaj që i ka treguar djali në aeroplan kanë qenë rreth 147 udhëtarë, prej të cilëve vetëm 9 janë vendosur në karantinë.

    Babai i Agon Musliut thotë se deri në ardhjen e djalit të tij në aeroportin në Prishtinë gjithçka ka shkuar mirë dhe se e keqja ka filluar në aeroport.

    “Sipas djalit, në aeroplan kanë qëndruar rreth 147 udhëtarë. Prej tyre prej sa kam dëgjuar, vetëm 9 persona janë për në karantinë, në mesin e tyre edhe djali im. Deri në aerodrom ka shkuar gjithçka mirë, e keqja filloi nga aerodromi”, ka shtuar ai.

    Për një gjë të tillë ai thotë se ka përgjegjësi ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Naim Musliu thotë se shteti ia morri nga duart djalin e vetëm që kishte dhe se nuk e lejoi ta shihte.

    Ai ka rrëfyer edhe për përpjekjet e shumta që ta shihte të paktën dhe tregon se si e kishte pritur para konvikteve autobusin në të cilin gjendej Agoni, djali i tij.

    Por thotë se nuk kishte arritur ta shihte meqë autobusi kishte lëvizur me shpejtësi brenda oborrit të Qendrës Studentore

    “Djalin tem unë kam dalë me e marrë, shteti ma ka marr prej duarve të mija. Përgjegjës kryesor për këtë punë për fillim në areodrum është ministria e Shëndetësisë, Arben Vitia. Sa i përket shëndetësisë. Djali pastaj është nisur për karantinë, e mora vesh nga polici, dhe me një shpejtësi të madhe, desha të mbërrijë me kohë e të çmallem me djalin tim. Tek dera e konvikteve e kam parkuar makinën, dhe i kam pyetur nëse ka mbërritur një autobus.

    Aty më treguan që s’ka mbërritur, dhe kam pritur nja 15 minuta. Erdhi një minibus i FSK’së dhe e kam ngritur dorën. Policia kanë pritur se do të bëj ndonjë gjë të keqe ndaj autobusit. Unë bëja me dorë që autobusi të ndalet dhe ta shoh djalin.

    Policia më thanë që të largohem, autobusi u fut me shpejtësi dhe nuk e kam parë. Ai më kishte parë, por unë jo. S’më lanë ta shoh djalin tim, të paktën të isha çmallë. Të vetmin djal që kisha, e morën burrat e dheut e shtinë në karantinë”, ka thënë ndër të tjera Naim Musliu.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.