×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati i presidentit Thaçi, Pierre-Richard Prosper është ish-zyrtar i lartë amerikan

    FrontOnline
    13 Korrik 2020

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të jap intervistë sot para prokurorit special të Dhomave të Specializuara, në Hagë.

    Në këtë takim, Thaçi do të mbrohet nga avokati amerikan Pierre-Richard Prosper.

    Pierre-Richard Prosper, i lindur më 19 shtator 1963, është avokat amerikan, prokuror dhe ish-zyrtar i Qeverisë Amerikane. Ai ka shërbyer si Ambasador Special për Çështje të Krimeve të Luftës nga administrata e ish-presidentit amerikan George W. Bush në periudhën 2001-2005.

    Prosper është avokat i diplomuar në Peperdine University School of Law. Ai ka shërbyer si Zëvendës-Prokuror i Distriktit, në Los Angeles, për të vazhduar si Ndihmës-Prokuror i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Distriktin e Kalifornisë.

    Nga 1996 deri më 1998, Prosper ka shërbyer si prokuror për krime të luftës në Tribunalin Ndërkombëtar Kriminal të Kombeve të Bashkuara për Ruandën. Ai ishte caktuar prokuror udhëheqës i rastit të parë gjyqësor ndonjëherë të gjenocidit nën Konventën për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit, të vitit 1948. Përveç që e fitoi rastin pas 14 muajsh gjyq, Prosper solli risi në ligjin ndërkombëtar, ku e bindi tribunalin që ta njohë dhunimin seksual në kohë konflikti si akt gjenocidal dhe krim kundër njerëzimit.

    Prosper ka shërbyer edhe në Departamentin e Drejtësisë, Departamentin e Shtetit.

    Në vitin 2001 Prosper ishte nominuar nga presidenti amerikan George W. Bush për Ambasador Special për Çështje të Krimeve të Luftës. Pasi u konfirmua nga Senati, Prosper u betua më 13 korrik 2001 dhe shërbeu deri në vitin 2005. Si i dërguar i presidentit dhe diplomat senior, Proper ka udhëtuar nëpër botë ku ka zhvilluar negociata diplomatike dhe konsulta me krerë të shteteve, ministra të jashtëm dhe zyrtarë tjerë të lartë qeveritarë në 60 shtete të ndryshme. Ai, po ashtu, ka punuar me parlamente të huaja dhe organizata multilaterale e ndërkombëtare, për të ndërtuar mbështetje për politikat e Shteteve të Bashkuara.

    Rregullisht ka vizituar zona të konfliktit në përpjekje për të sjellë paqe, stabilitet dhe sundim të ligjit. Në këtë kapacitet, ambasadori Prosper ka formuluar dhe koordinuar politikat reaguese të SHBA-së ndaj tmerreve dhe sulmeve kundër civilëve kudo në botë.

    Prosper u ka raportuar direkt Sekretarëve të Shtetit, Colin Powell dhe Condolezza Rice, si dhe ka këshilluar Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sekretarin e Mbrojtjes, Prokurorin e Përgjithshëm, Këshilltarin për Siguri Kombëtare, Drejtorin e CIA-s dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë amerikane.

    Prosper, po ashtu, ishte nominuar për një pozitë në Komitetin për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara nga ambasadorja Nicki Haley.

    Aktualisht, Prosper është partner në kompaninë Arent Fox LLP, me zyra në Los Angeles, ku është marrë me shumë raste të profilit të lartë.

    One Stop Shop i Petrol Company, një market ndryshe në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Të premten në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj është mbajtur ceremonia përmbyllëse dhe u shpallën rezultatet e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë...
    Lajme26 Prill 2024
    Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit” ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për mbrojtjen e duhur për ish-presidentin e Kosovës, Hashim...
    Lajme26 Prill 2024
    Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mori pjesë në takimin e radhës ministerial...
    Të tjera
    Vip26 Prill 2024
    Ylli i muzikës pop, Donna Dafi, në projektin e saj më të ri “Kriminell”, me mesazhin që shpërndan, ka bërë bujë të...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti, ka paralajmëruar votimin për lejimin e bashkëjetesës për personat e gjinisë së njëjtë. Për këtë çështje kryeministri Kurti ka...
    Vip26 Prill 2024
    Në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, çifti i formuar së fundmi mes aktorit Romeo Veshaj dhe modeljes Heidi Baci, kanë filluar...
    Sport26 Prill 2024
    Barcelona do të duhet të bëjë shitje këtë verë përpara se të bëjë nënshkrime, dhe veçanërisht ato të mëdha, por katalanasit ende...
    Sport26 Prill 2024
    Skuadra gjermane, Eintracht Frankfurt, ka bërë lëvizje para fillimit të afat kalimtar të verës. Frankfurt, ka transferuar sulmuesin francez Hugo Ekitike, i...
    Lajme26 Prill 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se fjalimi i saj në Asamblenë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është e vërteta...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.