×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati i njohur kroat: Thaçi ka të drejtë, zbulimi i informacionit konfidencial u bë për të sabotuar një proces politik paqeje

    FrontOnline
    30 Qershor 2020

    Avokati i njohur amerikan me origjinë kroate, Luka Misetic, ka thënë se Presidenti Thaçi ka të drejtë kur thotë se nuk e di nëse ishte intrigë apo rastësi, lëshimi i një aktakuze të pakonfirmuar, rrugës për në Shtëpinë e Bardhë. Sipas tij ky veprim ishte sabotim i një procesi politik paqeje

    Avokati i me origjinë kroate, i cili ka qenë edhe avokat i gjeneralit të famshëm kroat Ante Gotovina, ka reaguar ndaj fjalimit të Thaçit drejtuar publikut të gjerë që nga publikimi i propozim-aktakuzës nga Specialja, i cili ndër të tjera ka thënë se nuk e di nëse ka qenë rastësi apo ishte intrigë që në mes të rrugës drejt Shtëpisë së Bardhë doli njoftimi për një aktakuzë të pakonfirmuar.

    “Nuk e di a ishte rastësi apo ishte intrigë që – në mes të rrugës drejt Shtëpisë së Bardhë – doli njoftimi për një aktakuzë të pakonfirmuar.A thua ky do të jetë çmimi i fundit që duhet paguar për lirinë e Kosovës?”, është shprehur sot Thaçi ndër të tjera.

    Luka Misetic, tha se Thaçi ka të drejtë kur thotë kështu, sepse për drejtësinë ndërkombëtare akuzat për ndërhyrje politike për 30 vite kanë qenë thembra e Akilit.

    Ai tutje ka thënë se kjo lëvizje nga Jack Smith (Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale), për zbulimin e informacionit konfidencial u bë vetëm për të sabotuar një proces politik paqeje.

    Misetic e ka cilësuar si fillim të keq këtë veprim të Gjykatës Speciale.

    “Thaçi ka të drejtë. Thembra e Akilit për drejtësinë ndërkombëtare për gati 30 vjet ka qenë pretendimi për ndërhyrje politike. Pra, cila është lëvizja e parë e madhe e KSPO Jack Smith? Zbulimi i informacionit konfidencial vetëm për të sabotuar një proces politik paqeje. Fillim i keq për KSC.” ,ka shkruar Misetic në Twitter.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Eurodeputeti austriak, Thomas Waitz, thotë se është nevojshme që të ketë një format të ri të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Politikani serb nga Mitrovica e Veriut, Aleksandar Arsenijeviq, i ka larguar dekorimet nga sheshi i këtij qyteti. Ai përmes një videoje propagandoi...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme ka përditësuar të dhënat në lidhje me gjendjen në pikat kufitare. MPB ka bërë të ditur se pritjet...
    Të tjera
    Vip21 Dhjetor 2024
    Gili së bashku me djalin sonte nisin rrugëtimin e “BBVA”. Ata në këtë rrugëtim do të jenë si një banor i vetëm....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka takuar strukturat e partisë në Llap, për çfarë ka thënë se takimi u...
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Sonte zhvillohet super meçi mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury, që është i dyti mes tyre brenda këtij viti. Ky duel pritet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Egli Tako është banorja e parë që ka hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Ajo është 27 vjeçe dhe ka...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur mbrëmjen e sotme të Dheu i Bardhë, në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.