×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Avokati i Gotovinës i reagon Bildt-it: Duhet të japë dorëheqje Prokurori e jo Thaçi

    FrontOnline
    28 Qershor 2020

    Diplomati dhe ish-kryeministri suedez ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duhet të japë dorëheqje pas publikimit të aktakuzës nga Prokuroria Speciale Hagës.

    Megjithatë me një qëndrim të tillë të suedezit ka pasur shumë mospajtime.

    Avokati i njohur, Luka Misetic, i cili ka qenë edhe avokat i gjeneralit të famshëm kroat Ante Gotovina, i ka reaguar diplomatit suedez Carl Bildt, i cili ka kërkuar dorëheqjen e Hashim Thaçit nga pozita e presidentit, pas publikimit të propozim aktakuzës nga Gjykata Speciale.

    Misetic i ka thënë Bildt se ai që duhet të japë dorëheqje është prokurori, i cili ka vepruar në mënyrë të paligjshme.

    Ai tutje ka theksuar se aktakuza e propozuar ndaj Thaçit nuk është konfirmuar as pas 64 ditësh, raporton express.

    “Aktakuza e propozuar ndaj Thaçit ende nuk është konfirmuar as pas 64 ditësh. Carl Bildt shkruan se Thaçi duhet të japë dorëheqjen edhe nëse gjyqtari kundërshton aktakuzën. Por z.Bildt, është prokurori ai që do të duhej të jepte dorëheqjen për mënyrën e paligjshme që ka vepruar. Jo Thaçi.”, ka shkruar avokati i njohur Misetic, në Twitter.

    Në Kosovë është cilësuar nga juristët shkelje të procedurës bërja publike e emrave pa vendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake, e që diçka e tillë nuk do duhej të ndodhtë

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Maj 2025
    Një deklaratë e rrallë dhe shqetësuese vjen nga Dr. Ronny Jackson, ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë, i cili në një intervistë ekskluzive...
    Bota/Rajoni21 Maj 2025
    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka komentuar një nga momentet më të përfolura të Samitit të Tiranës, ku Shqipëria, përmes një...
    Bota/Rajoni21 Maj 2025
    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu thotë se “në fund” Rripi i Gazës – në tërësi – do të jetë nën kontrollin e sigurisë...
    Të tjera
    Lajme22 Maj 2025
    “Në Kosovë, Kallas do të takohet me përfaqësues të partive politike dhe të organizatave të shoqërisë civile”, theksohet në njoftimin e BE-së....
    Lajme21 Maj 2025
    Partia Demokratike e Kosovës, nesër (e enjte), do të mbajë konferencë për media. Në ftesën për media PDK nuk ka treguar arsyen...
    Sport21 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar KB Trepçën për titullin kampion në basketboll. Mitrovicasit triumfuan sonte në serinë...
    Lajme21 Maj 2025
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka pritur në takim shefen e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, me të cilën folën për dialogun...
    Bota/Rajoni21 Maj 2025
    Një deklaratë e rrallë dhe shqetësuese vjen nga Dr. Ronny Jackson, ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë, i cili në një intervistë ekskluzive...
    Lajme21 Maj 2025
    Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, do ta vizitojë Kosovën më 22 maj, në...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.