Numri rekord prej 484 rasteve të koronavirusit që u shënua në Viktoria është gjithashtu rekord në nivel vendi në Australi.
Rekordi i mëparshëm ishte shënuar më 28 mars, kur ishin regjistruar 469 të infektuar të rinj për 24 orë, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
Kjo do të thotë se është thyer edhe rekordi në nivel kombëtar. Deri më tani, janë konfirmuar 501 raste, përfshirë rajonet Viktoria, Uells i Ri Jugor dhe Queensland.
Deri më tani, Australia gjithsej i ka regjistruar 12,894 persona të infektuar dhe 128 viktima. Kjo shifër është mjaft e ulët në krahasim me disa shtete evropiane që kanë numër të ngjashëm të popullsisë.