Bota/Rajoni

Australia shënon ditën më të rëndë të pandemisë

Australia shënon ditën më të rëndë të pandemisë
10:06 | 05 Gusht 2020

Rajoni australian i Viktorias ka raportuar rekord prej 725 rasteve të reja dhe 15 viktimave të mërkurën. Në të njëjtën kohë, kjo është dita më e rëndë gjatë pandemisë për tërë shtetin e largët.

Zyrtarët shëndetësorë besojnë se masat kufizuese, përfshirë orën policore gjatë natës në Melbourne, do të ndikojnë në zvogëlimin e numrit të rastëve gjatë dy javëve të ardhshme, shkruan “BBC”.

Të gjitha dyqanet e produkteve joesenciale janë duke u përgatitur që të mbyllen nga sonte në mesnatë për shkak të vendosjes së masave të reja më të rrepta.

Deri më tani, Australia i ka regjistruar 19,444 të infektuar dhe 247 viktima të koronavirusit.

Këto shifra janë shumë më të vogla në krahasim me shtetet evropiane, Indinë, Brazilin dhe Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë, rritja e numrit të rasteve ditëve të fundit në Viktoria i ka shqetësuar autoritetet për shkak të frikës nga përhapja më e madhe, prandaj masat janë ashpërsuar.

Kredi me afat rekord të shqyrtimit dhe aprovimit

Të tjera