×
  • Sport
  • Sport

    Atletico më e dobët nën drejtimin e Simeones: 61 gola të pësuara, mbrojtja e tmerrshme

    FrontOnline
    17 Prill 2024

    Atletico Madridi nuk ka qenë kurrë më i dobët nën drejtimin e Diego Simeones.

    “Los Colchoneros” u eliminuan mbrëmë nga Liga e Kampionëve pasi u mposhtën nga Borussia Dortmundi në ndeshjen e kthimit çerekfinale.

    Skuadra e “Cholos” gjithmonë është shquar për mbrojtje mjaft stabile, por në këtë edicion gjërat nuk po shkojnë si duhet për ekipin nga “Wanda Metropolitano”, shkruan “Gazeta Express”.

    Gjithcka nisi me pesë golat e pësuar në Superkupë me Real Madridin, ndërsa më pas pasuan tre golat nga Athletic Bilbao në Copa del Rey.

    Në fund, “pokeri”, respektivisht katërgolëshi i pësuar mbrëmë nga skuadra e Terzic e ngriti në 61 numrin e golave të pësuar deri tash.

    Bëhet fjalë për statistikat me të këqija të trajnerit argjentinas në bankinën e klubit spanjoll: në sezonin 2021/22, njëri prej sezoneve më të dobët për ekipin bardh e kuq nga Madridi, Oblak me hokë e kishin mbyllur sezonin me 57 gola të pësuar.

    Duken larg kohërat e arta të Godin e Gimenez, të cilët “e blindonin” portën e sllovenit, për shembull në sezonin 2015/16, kur i kishin pësuar veç 31 gola në 57 ndeshje.

    Ndoshta nuk do të ishte e ndershme të thuhet për përfundimin e një cikli, por për ta rikthyer Atleticon e tij që të jetë vërtet garues, Simeone duhet të punojë në këtë aspekt. /Gazeta Express/

    Prince Coffee House tani edhe në Lipjan
    Nga Rubrika
    Sport30 Prill 2024
    Një ditë më parë u mësuar se Besnik Hasi nuk do të vazhdojë më me skuadrën belge Mechelen pas përfundimit të këtij...
    Sport30 Prill 2024
    Ronaldo Luis Nazario de Lima apo i njohur vetëm si Ronaldo ka shitur shumicën e aksioneve të tij në klubin brazilian Cruzeiro,...
    Sport30 Prill 2024
    Një selfie e djalit të tij me Granit Xhakën pas ndeshjes Zvicër-Kosovë që u luajt në nëntor të vitit të kaluar në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Aleksandër Vulin, i sanksionuari i SHBA-ve nga viti i kaluar, pritet të jetë numri dy i Qeverisë së Serbisë, raportojnë mediet serbe,...
    Lajme30 Prill 2024
    Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka listuar një sërë gjërash me anë të së cilave thotë Serbia e ka shkelur...
    Lajme30 Prill 2024
    Rrustem Llapi, 52 vjeçar nga Podujeva është lënë në arrest sipas një vendimi në Dyseldorf, pasi mbi të rëndon vepra e vrasjes...
    Lajme30 Prill 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar Betejën e Qafë Mullarit dhe heroin e kombit, Ilaz Kodra....
    Lajme30 Prill 2024
    Gazetari i FAZ, Michael Martens dhe Gerald Knaus nga “ESI” i janë kundërpërgjigjur presidentit serb, Aleksander Vuçiq, pasi ky i fundit i...
    Kronika30 Prill 2024
    Policia e Komunikacionit Rrugor në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj ka ndaluar shoferin me inicialet S.M i moshës 26 vjeçar, i cili...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.