×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    ATK-ja tregon se si të aplikoni për pagesë shtesë nga Pakoja Emergjente

    FrontOnline
    20 Prill 2020

    Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka njoftuar se si të bëhet aplikimi për pagesë shtesë nga Pakoja Emergjente punëtorët e dyqaneve ushqimore, furrave dhe barnatoreve.

    Administrata Tatimore e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ka zhvilluar në sistemin elektronik “EDI” mundësinë për parashtrim të kërkesave për të përfituar nga Pakoja Emergjente Fiskale për punëtorët e dyqaneve ushqimore, furrave të bukës dhe barnatoreve, të cilët janë në kontakt të drejtpërdrejtë me konsumatorin gjatë punës së bërë.

    Sipas Planit Operacional të Pakos Emergjente Fiskale, personat të cilët do të përfitojnë sipas masës 7, kërkesat e tyre do t’i dërgojnë përmes “EDI”, më së largu deri më 15 maj 2020.

    Për përfituesit nga kjo masë, punëdhënësit, përmes EDI duhet të plotësojnë formularin “Kërkesë për shtesë të punëtorëve të ekspozuar ndaj rrezikut” dhe të bashkëngjisin listën e të punësuarve, ashtu siç është dizajnuar nga ATK. Formulari gjendet në EDI, në menynë Shërbimet – Kërkesë për punëtorët e rrezikuar, ndërsa lista e cila duhet të plotësohet me të dhënat e të punësuarve, mund të shkarkohet në të njëjtin link, përmes butonit “Shkarko mostrën”.

    Sipas masës 7, pika 2.1, jo të gjithë punëtorët e dyqaneve, furrave dhe barnatoreve do të përfitojnë nga kjo shtesë, meqë ajo është e kufizuar në kushtin që punëtori të ketë kontakt të drejtpërdrejt me konsumatorin gjatë punës së bërë.

    Në masën 7 thuhet se, do të ketë pagesë shtesë në vlerë prej 100 euro për punëtorët e dyqaneve ushqimore, furrave dhe barnatoreve për muajin prill dhe maj.

    Andaj, për të përfituar nga kjo masë, punëdhënësi duhet të deklarojë se biznesi është aktiv gjatë muajve mars-prill dhe ushtron veprimtari afariste, si dyqan ushqimor dhe/ose furrë buke dhe/ose barnatore. Po ashtu, punëdhënësi duhet të deklarojë se punëtorët në listën e deklaruar janë në kontakt të drejtpërdrejt me konsumatorin gjatë ushtrimit të aktivitetit në vendin e tyre të punës.

    Udhëzuesin për kompensim të shtesave të punëtorëve të ekspozuar ndaj rrezikut, e gjeni në ueb-faqe të ATK-së në menynë Multimedia – Manuale & Prezantime.

    KËTU mund shihni se si bëhet aplikimi.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Gjykata Supreme ka shfuqizuar kufirin e moshës për asistentë në Universitetin e Prishtinës, duke e cilësuar si diskriminues dhe të paligjshëm. Sipas...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.