×
  • Lajme
  • Lajme

    ATK i reagon Zemajt: Asnjë dispozitë ligjore nuk na obligon për të monitoruar procesin çmimeve të tregut

    FrontOnline
    01 Shtator 2020

    Administrata Tatimore e Kosovës përmes një komunikatë për media ka sqaruar se sa i përket çështjes së monitorimit të çmimeve për test të COVID19 nga ana e laboratorëve të licencuar nga Ministria e Shëndetësisë, ky institucion nuk ka asnjë obligim ligjor.

    Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj përgjegjësinë për kontrollimin e çmimeve për testimet në laboratorët privat të licencuar nga ky dikaster e ka hedhur te Administrata Tatimore e Kosovës dhe Agjencia Kosovare e Konkurrencës.

    Në reagimin e saj ATK ka thënë se i vetmi organ për monitorimin e këtyre çmimeve është Autoriteti Kosovar i Konkurrencës.

    Reagimi i plotë:

    Lidhur me deklarimet e djeshme në media për çështjen e monitorimit të ngritjes së çmimeve për test të COVID19 nga ana e laboratorëve të licencuar nga Ministria e Shëndetësisë, Administrata Tatimore e Kosovës sqaron se asnjë dispozitë ligjore nuk e obligon dhe nuk i jep të drejtë ATK-së, për të monitoruar procesin e rregullimit të çmimeve të shitjes.ATK bën me dije se i vetmi organ, i cili ka bazë ligjore për të monitoruar aplikimin e çmimeve monopoliste, si dhe të zbatimit të konkurrencës së drejt në treg është Autoriteti Kosovar i Konkurrencës.

    Nga Rubrika
    Lajme20 Mars 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi raportet e paaudituara financiare të partive politike të vitit 2024. Këto raporte përfshijnë shpenzimet e ndryshme, si ato...
    Lajme20 Mars 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar raportet financiare të partive politike për vitin 2024. Këto të dhëna janë të paauditura dhe...
    Lajme20 Mars 2025
    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka shkruar për vdekjen e Ibrahim Kadriut, organizatorit të Referendumit për bashkimin e Luginës së Preshevës më...
    Të tjera
    Lajme20 Mars 2025
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë një njoftim për intevernimet. Në njoftimin e bërë në Facebook thuhet se ekipet e mirëmbajtjes...
    Lajme20 Mars 2025
    Ish-kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka shkuar për ngushëllime te familja Thaçi në Skenderaj. Bashkë me të ka qenë edhe nënkryetari i...
    Lajme20 Mars 2025
    63 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë, ku prej tyre 25 kanë qenë me të lënduar,...
    Lajme20 Mars 2025
    Kosovarët edhe për vitin 2025 janë më të lumturit në rajon, sipas Raportit Botëror të Lumturisë. Kosova, ashtu si vitin e kaluar, mban...
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Erion Veliaj, ka firmosur nga qelia një urdhër për shkarkimin e Anuela Ristanit nga posti i kryetares së komanduar të Bashkisë së...
    Kronika20 Mars 2025
    Është përfshirë nga zjarri objekti i ambulancës së fshatit Zubqë të Zubin Potokut. Policia ka bërë të ditur se fillimisht zjarri dyshohet...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.