×
  • Kronika
  • Kronika

    Arrestohet një person sepse dyshohet se dha fajde me kamatë 30 për qind

    FrontOnline
    28 Maj 2020

    Hetuesit policorë të Njësisë Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan, pas pranimit të një informate muaj më parë, kanë filluar sigurimin e provave materiale dhe dëshmive tjera relevante, duke përdorur edhe masat e fshehta teknike dhe të hetimit është arritur të sigurohen dëshmi se i dyshuari: L.K, mashkull kosovar, (1967) është përfshirë në veprën penale “Fajdeja”.

    Personi i dyshuar, tanimë i arrestuar dyshohet se viktimës i kishte dhënë para me fajde, në vlerë prej 75 mijë euro, për ti kërkuar pastaj kamatë prej 30 për qind apo 97 mijë e 500, apo gjithsejt 22 mijë e 500 euro si fitim jo-proporcional.

    “Me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjilan, sot me datën 28.05.2020 është kontrolluar shtëpia dhe objektet tjera përcjellëse pronë e të dyshuarit me ç’rast janë siguruar si dëshmi materiale disa dokumente të shkruara me dorë të lirë ku janë mbajtur shënime, kontrata si dhe marrëveshje në të cilat është përshkruar mënyra e kthimit të parave, periudhat kohore si dhe përqindja/ interesi”- njofton Policia e Kosovës përcjell Klan Kosova

    Personi i dyshuar është intervistuar në prezencë të avokatit të tij mbrojtës i caktuar sipas detyrës zyrtare dhe pas përfundimit të intervistës me Aktvendim të prokurorit të lëndës është ndaluar në Qendrën e ndalimit në afat prej 48 orësh.

    Në lidhje me çështjen penale do të zhvillohen edhe procedura tjera hetimore në adresë të të dyshuarve tjerë të mundshëm të implikuar në këtë rast.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.