Një i mitur është arrestuar në Gjirokastër, nën dyshimin se tentoi të grabiste një pikë të këmbimit valutor.
Sipas policisë, 16-vjeçari kishte tentuar të vidhte një shumë parash, duke përdorur një armë zjarri.
Policia bëri të ditur se i dyshuari akuzohet për veprat penale “Vjedhja me dhunë mbetur në tentativë”, “Falsifikimi i monedhave” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.