×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Arben Gashi sqaron deklaratën e nënkryetarit të LDK-së për Avdullah Hotin

    FrontOnline
    02 Qershor 2020

    Shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka folur para mediave sot për deklaratën e nënkryetarit të kësaj partie, Lutfi Hazirit që dje e pati për Avdullah Hotin, kandidat për kryeministër.

    Haziri dje ka deklaruar se nuk do të donte që të ishte në lëkurën e Avdullah Hotit, derisa ka shtuar se problemin më të madh i njëjti do ta ketë me presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

    “Me thanë të drejtën, nuk do të doja me pa askënd në lëkurën e Avdullah Hotit, do të jetë kryeministër i radhës, duke besuar në kapacitetet e tij profesionale sidomos në ekonomi, besoj shumë që përballja e efekteve të pandemisë në ekonomi janë sfida më e randë, ndërsa, sfidën në dialog nuk e ka me Grenellin po me presidentin Thaçi”, ka thënë dje Haziri.

    Për këtë deklaratë të nënkryetarit të LDK’së, ka folur sot para mediave Arben Gashi, shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike.

    Gashi ka thënë se Haziri ka folur për procesin nëpër të cilin do të kalojë kjo qeveri, e shton se pajtohen se i propozuari për kryeministër nuk do ta ketë të lehtë.

    “Jo jo, z.Haziri si një politikan me përvojë të gjatë, si një njeri që ka marrë pjesë në të gjitha proceset biseduese dhe negociuese të Kosovës e kupton seriozisht rëndësinë e të qenurit në qeveri, unë deklaratën e z.Haziri e kuptoj si një solidaritet dhe dhembshuri për procesin që do të ndodhë gjatë kësaj qeverisje, që nuk do ta ketë të lehtë, pajtohemi të gjithë”, ka thënë Gashi sot para mediave.

     

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/4143131005704957/?v=4143131005704957

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.