×
  • Lajme
  • Lajme

    Arben Gashi: Besoj se para të hënës mbahet seanca për Qeverinë Hoti

    FrontOnline
    28 Maj 2020

    Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Arben Gashi ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese që erdhi në përfundim se dekreti i presidentit është në përputhje me Kushtetutën ka qenë i pritshëm.

    “Vendimi është i qartë dhe i pritshëm, sepse ka qenë e qartë kur është shkruar Kushtetuta. Ka qenë e qartë kur është interpretuar kjo çështje në vitin 2014 dhe qëndrimi që ne bashkarisht kemi mbajtur me Vetëvendosjen dhe partitë e tjera në atë kohë të opozitës dhe është i qartë edhe sot. Vullneti i popullit deklarohet në Kuvend dhe Kuvendi përmes vullnetit të popullit vendos për institucionet e tjera”.

    Ai në Edicionin Special në Klan Kosova ka treguar se kur pritet që të procedohet për thirrjen seanca e jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë Hoti.

    “Pasi vendimi është nxjerrë në orët e vona ne akoma nuk jemi konsultuar, por besoj se nesër në mëngjes do të konsultohemi. Procedura është shumë e thjeshtë, duhet vetëm një letër për Kryetaren e Kuvendit nga unë si Kryetar i Grupit Parlamentar ku caktojmë ditën dhe orën kur mbahet seanca, derisa të tjerat janë të përfunduara”.

    Gashi beson se para të hënës do të mbahet seanca për votimin e qeverisë së re.

    Por, a i ka votat kjo qeveri?

    “Unë kam dorëzuar në Zyrën e Parashtresave të Kuvendit kërkesën për seancë me 61 nënshkrime dhe kjo çështje e votave nuk besoj se është më çështje diskutimi. Për formimin e qeverisë duhen të paktën 61 deputetë dhe unë minimumin e nevojshëm për formimin e qeverisë tashmë e kam dorëzuar”.

    Çfarë reagimi pret Arben Gashi nga Lëvizja Vetëvendosje?

    “Vetëvendosja e ka përkrahur këtë opsion kushtetues për Kosovën në vitet 2014 dhe 2017. Besoj se shumë shpejt do ta kalojnë dhe do të vazhdojmë të bashkëpunojmë, siç kemi bashkëpunuar në pushtet dhe opozitë. Lufta politike është e tillë”.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.