×
  • Bota/Rajoni
  • Auto
  • Auto

    Apple fiton betejën 15 miliard dollarëshe me BE-në

    FrontOnline
    16 Korrik 2020

    Apple ka fituar betejën gjyqësore me Bashkimin Europian, për t’i paguar Irlandës një faturë tatimore prej 15 miliardë dollarësh. Komisioni i BE-së deklaroi në 2016-ën se Apple kishte arritur një marrëveshje të paligjshme të taksave me autoritetet irlandeze, që i lejuan gjigandit të teknologjisë të paguante tarifa shumë të ulëta.

    Sipas mediave të huaja, Gjykata e dytë më e lartë e Europës anuloi vendimin me argumentin se “Komisioni nuk arriti të tregojë në standartin e dhuhur juridik se ekzistonte një avantazh”. Qeveria irlandeze përshëndeti vendimin, duke thënë se “nuk kishte ofruar favorizime” për kompaninë amerikane, shkruan abcnews.al.

    Apple gjithashtu shprehu mirënjohje për vendimin. Drejtori i Përgjithshëm, Tim Cook, më parë akuzoi Brukselin për ndërmarrjen e këtij vendimi që e cilësoi të gabuar. “Përtej faktit se Apple është shënjestruar qartë, dëmet më të mëdha të këtij aktvendimi do të jenë tek investimet dhe krijimi i vendeve të punës në Evropë”, deklaroi ai.

    Gjykata e Përgjithshme tha se e mbështet të drejtën e BE-së për të shqyrtuar aranzhimet e taksave kombëtare. Sidoqoftë, kjo është hera e dytë që Brukseli nuk ka arritur të dëshmojë se një kompani shumëkombëshe përfitoi nga ndihmaT shtetërore, pasi një rast tjetër multimilionësh kundër Starbucks u rrëzua vitin e kaluar.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.