×
  • Lajme
  • Lajme

    Apostolova flet për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe: Edhe Prishtina edhe Beogradi t’i implementojnë marrëveshjet e Brukselit

    FrontOnline
    07 Korrik 2020

    Shefja e BE’së në Kosovë, Nataliya Apostolova folur për marrëveshjet e Brukselit të vitit 2013 mes Kosovës dhe Serbisë. Apostolova ndër të tjera ka thënë se BE’ja pret që marrëveshjet e arritura në Bruksel të zbatohen në tërësi, përfshirë edhe Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

    Shefja e Zyrës së BE’së në një intervistë për ‘Jedinstvo’ ka thënë se parimi themelor i marrëdhënieve ndërkombëtare është respektimi i marrëveshjeve.

    Në pyetjen se pala kosovare po refuzon të zbatojë Marrëveshjet e Brukselit, ndër të cilat është edhe formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, Apostolova është shprehur se BE’ja pret që Serbia dhe Kosova të respektojnë marrëveshjet e mëparshme nga dialogu dhe të zbatohen në tërësi për çfarë është marrur vesh.

    “Ne presim që Serbia dhe Kosova do të respektojnë marrëveshjet e kaluara nga dialogu dhe të zbatojnë plotësisht atë që është rënë dakord. Kjo është parimi thelbësor i çfarëdo marrëveshje në marrëdhëniet ndërkombëtare. Beogradi dhe Prishtina janë të barabartë në tavolinën e dialogut”, ka thënë Apostolova për Jedinstvo, transmeton Gazeta Express.

    Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, më 23 dhjetor 2015 ka marrë vendim në lidhje me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

    Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetutese disa pjesë të marrëveshjes së fundit për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe (AKS) e nënshkruar më 25 gusht të vitt 2015 nuk janë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës.

    Në vendimin e saj Gjykata Kushtetuese sqaron se Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe duhet të themelohet ashtu siç është parashikuar në marrëveshjen e parë të nënshkruar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë më 19 prill të vitit 2013.

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    Ramush Haradinaj, për herë të parë ka bërë publike letrat drejtuar Abdixhikut dhe Hamzës, me datë 21 janar të këtij viti, duke kërkuar...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputetja e PDK-se Arbnora Salihu ka njoftuar se propozimi i saj për zgjerimin e fushëveprimtarisë së Komisionit për Kulturë, Turizëm dhe Sport,...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i Lëvizjes Socialiste në Serbi, ka kërcënuar me sulme kundër Kosovës, kryeministrit Albin Kurti dhe...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën tha se Shtetet e Bashkuara do të ndërpresin tërë tregtinë me Spanjën pasi vendi evropian refuzoi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Teherani ka bërë një deklaratë zyrtare sa i përket tensioneve në Lindjen e Mesme, duke u shprehur se ata ende nuk i...
    Vip03 Mars 2026
    Këngëtari i ri Diell Durmishi, së bashku me motrën e tij Hana Durmishi, kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor...
    Lajme03 Mars 2026
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kishte deklaruar se në rast se nuk siguron një mandat të dytë në krye të shtetit, do...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    SHBA-të thonë se kanë goditur më shumë se 1,700 objektiva në Iran që kur filluan operacionet e tyre ushtarake në vend të...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.