×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Apeli merr vendim për të akuzuarin që fotografoi votën në zgjedhjet e 6 tetorit

    FrontOnline
    20 Gusht 2020

    Gjykata e Apelit, Departamenti për Krime të Rënda, ka refuzuar ankesën e të akuzuarit për cenim të fshehtësisë së votimit, Xhemajl Kadiri, duke vërtetuar kështu aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë.

    Ai akuzohej se në vendvotimin e vendosur në shkollën e mesme “Xhelal Hajda”, në mënyrë të kundërligjshme e cenon fshehtësinë e votimit, ashtu që përkundër faktit se njoftohet nga komisionerët se fotografimi i fletëvotimit është i ndaluar, i pandehuri përgjigjet “se kjo është e drejtë e imja”, dhe e fotografon votën, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Për këtë, Gjykata Themelore në Gjakovë më 10 mars 2020 kishte marr aktgjykim me të cilin Kadirin e kishte shpallur fajtor, me ç’rast ndaj tij kishte shqiptuar dënim me kusht në kohëzgjatje prej 4 muajsh.

    Sipas themelores, dënimi me burgim nuk do të ekzekutohej nëse i akuzuari nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale brenda periudhës verifikuese prej një viti.

    Por, i pakënaqur me aktgjykimin e shkalës së parë kishte qenë i akuzuari, i cili përmes ankesës kishte kërkuar nga Gjykata e Apelit që aktgjykimi e shkallës së parë të prishet dhe çështjen ta kthejë në rivendosje, apo ta ndryshojë aktgjykimin dhe të akuzuarin ta lirojë nga akuza.

    Kjo me pretendimin se aktgjykimi i shkallës së parë është përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, si dhe nuk është vërtetuar drejtë gjendja faktike.

    Përmes ankesës ai ka kërkuar edhe zbutjen e dënimit, me pretendimin se dënimi i shqiptuar është tejet i lartë.

    Por sipas Apelit, një ankesë e tillë është e pabazuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    “Gjykata e Apelit e Kosovës i refuzoi si të pabazuara pretendimet ankimore të mbrojtësit të akuzuarit lidhur me sanksionin penal, ndërsa aktgjykimin e atakuar e vërtetoi me bindje se me dënimin e shqiptuar nga ana e gjykatës së shkallës së parë do të arrihet qëllimi i dënimit”, thuhet në aktgjykim.

    Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, e ngritur më 29 tetor 2019, Xhemajl Kadiri ngarkohej me veprën penale “cenim i fshehtësisë së votimit” nga neni 215 paragrafi 1 të KPRK-së.

    Sipas aktakuzës, më 6 tetor 2019, rreth orës 10:00 në Rahovec, pikërisht në vendvotimin 1602A/03D të vendosur në shkollën e mesme “Xhelal Hajda”, në mënyrë të kundërligjshme e cenon fshehtësinë e votimit në zgjedhjet nacionale të vitit 2019 për deputetë në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

    Në aktakuzë thuhet se në ditën kritike pasi ka plotësuar fletëvotimin, me telefonin e tij e ka fotografuar dhe pasi është njoftuar nga ana e komisionerit zgjedhor të vendvotimit se fotografimi i fletëvotimit është i ndaluar, i pandehuri përgjigjet “se kjo është e drejtë e imja”, ku për rastin më pas është njoftuar policia dhe i njëjti është arrestuar.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Mars 2025
    Analisti politik, Arbnor Sadiku për FrontOnline ka folur për vizitën dhe mesazhet e  Peter Sorensen, përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun...
    Kronika19 Mars 2025
    Një 47-vjeçar është arrestuar në Mitrovicë. I dyshuari me iniciale B.S., po kërkohej për veprën penale “vjedhje e rëndë”. “Hetuesit e Sektorit...
    Kronika19 Mars 2025
    Katër persona janë arrestuar në Vushtrri pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur mes vete. Policia bën të ditur se...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Mars 2025
    usia dhe Ukraina nisën sulme ajrore që dëmtuan infrastrukturën e njëra-tjetrës brenda natës, disa orë pasi Vladimir Putin refuzoi propozimin e presidentit...
    Bota/Rajoni19 Mars 2025
    Zëri i Amerikës, Radio Evropa e Lirë, Radio Azia e Lirë: Këto media janë një zë qendror, i pacensuruar për qytetarët në...
    Lajme19 Mars 2025
    Analisti politik, Artan Muhaxhiri për FrontOnline ka folur pas vizitës së Peter Sorensen, përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës...
    Bota/Rajoni19 Mars 2025
    Autoritetet turke kanë arrestuar kryebashkiakun e Stambollit Ekrem Imamoglu, një rival kyç i presidentit Rexhep Tayyip Erdogan, si pjesë e hetimeve për...
    Lajme19 Mars 2025
    Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë, ka njoftuar se sot, do të kryhen disa punime të domosdoshme për sigurinë e...
    Lajme19 Mars 2025
    Peter Sorensen, përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka realizuar një vizitë në Kosovë, ku ka zhvilluar...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.