×
  • Lajme
  • Lajme

    Apeli i doktorit kosovar pasi u infektua me Coronavirus: Kujdes, sidomos ato familje që kanë kushte të rënda ekonomike

    FrontOnline
    18 Gusht 2020

    Ishte e premte kur bashkëshortja e drejtorit të Klinikës Emergjente në QKUK, Basri Lenjani, stomatologe me profesion, kishte shkuar për të bërë testin se a ishte e prekur apo jo me Covid-19.

    Meqë ajo po të njëjtin ditë mori rezultatin, duke iu bërë e ditur se ishte prekur nga virusi corona, një ditë më pas edhe Lenjani bashkë me tre fëmijët iu nënshtrua këtij testi. Ai së bashku me djalin e vogël, rezultoi pozitiv, ndërsa djali i madh dhe vajza rezultuan negativ

    Lenjani në një prononcim për IndeksOnline ka treguar se një gjë e tillë ishte e pritshme, meqë duke qenë në krye të detyrës, pa bërë asnjë mungesë gjatë tërë kësaj kohe, nuk kishte se si të ndodhte ndryshe.

    Ai ka treguar se që nga e premtja e tërë familja e tij është izoluar, ndërsa dy fëmijët që kanë rezultuar negativ, po qëndrojnë tek vëllai i tij.

    “I vetmi drejtor që kam qenë i rregullt gjatë kohës së pandemisë , duke mos munguar asnjëherë në punë, kam pritur që një ditë ka me ndodh. Testimin e ka bërë nusja rastësisht, meqë nuk kemi pasur simptome, dhe pas daljes pozitiv të gruas, po të njëjtën ditë kam testuar fëmijët dhe vetën dhe të cilët nuk kishin asnjë shenj dhe pas testimi nga ne të gjithë , unë nusja dhe djali i dytë rezultuan pozitiv, ndërsa djali i madh dhe vajza dolën negativ. Ne jemi izoluar po të njëjtën ditë, do të thotë të premten. Djali i madh dhe vajza janë izoluar tek vëllai”, tha Lenjani

    Simptomat që tani kanë Lenjani së bashku me gruan dhe djalin, janë ato të zakonshme, lodhje kronike, humbje e ndjesisë ndaj erërave, kokë dhembje e lehtë dhe plogësht.

    Lenjani duke u përballur vetë me këtë situatë, dhe duke parë nevojën për terapi gjatë qëndrimin në shtëpi, ka një këshillë për të gjithë qytetarët kur bëhet fjalë për familjet që kanë kushte të rënda ekonomike.

    “Një këshill do të doja tua jepja si qytetar, nuk po fals as si doktor e as si drejtor, por si qytetar. Të keni kujdes për ato familje që nuk kanë asnjë burim material e që trajtohen në shtëpi dhe që e kanë të pamundur ta sigurojnë terapinë. Vërtet kjo është e mundimshme”, theksoi Lenjani.

    Ndryshe gjatë tërë këtyre muajve, jo pak raste kanë qenë kur profesionistët shëndetësor janë prekur nga Covid-19, megjithatë puna dhe përkushtimi i tyre asnjëherë nuk është ndalur për tu dal në ndihmë të gjithë qytetarëve.

    Nga Rubrika
    Lajme08 Dhjetor 2024
    Zhvillimet në Siri aktualisht duken të favorshme për presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili tashmë ka formuluar strategjinë e tij dhe...
    Lajme08 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një mbledhjeje të partisë së tij, Vetëvendosje, ka përdorur një gjuhë të ashpër kundër mediave, duke...
    Lajme08 Dhjetor 2024
    Takimet e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në Francë, nuk kanë të ndalur. Së fundmi, ajo ka bërë të ditur se ka...
    Të tjera
    Lajme08 Dhjetor 2024
    Takimet e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në Francë, nuk kanë të ndalur. Së fundmi, ajo ka bërë të ditur se ka...
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2024
    Presidenti i rrëzuar sirian Bashar al-Assad dhe familja e tij kanë mbërritur në Moskë, raportojnë agjencitë shtetërore ruse të medias, duke cituar...
    Vip08 Dhjetor 2024
    Driloni nisi një diskutim me Gresën për Sarën. E kjo fundit reagoi ashpër ndaj, duke nisur një debat të gjatë. Driloni nuk...
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2024
    Presidenti amerikan, Joe Biden tha se rënia e regjimit të Assadit është një akt drejtësie që po u jep sirianëve një mundësi...
    Vip08 Dhjetor 2024
    Në një debat mes banorësh, Xuxi ka shprehur një vlerësim të tij drejt Gresës. Ai papritur e ka quajtur Gresën ‘’e pabesë’’...
    Vip08 Dhjetor 2024
    Driloni ka bërë një paralajmërim gjatë një diskutimi me Anisën dhe Kevinin. Ai u tha atyre se po pret derisa të përfundojë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.