×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Anëtari serb i Mbrojtjes Civile me një grup të armatosur hyjnë në stacionin policor dhe e rrahin zyrtarin e Policisë së Kosovës

    FrontOnline
    02 Gusht 2020

    Millosh Milovanoviq, anëtar i Mbrojtjes Civile në veri të Kosovës i njohur me nofkën “Grizzly”, bashkë me një grup të armatosur, dje e kanë rrahur në stacionin policor të Zubin Potokut, zyrtarin policor Dejan Radivijeviq, i njohur me preudonimin “Muga”.

    Brenda stacionit policor, përveç tjerash, mësohet se ka pasur edhe të shtëna me armë. Si pasojë e lëndimeve të marra në dorë, zyrtari policor Dejan Radivijeviq aktualisht po trajtohet në spitalin e veriut.

    E gjithë ngjarja ka nisur pas një përplasje verbale që Millosh Milovanoviq e kishte me zyrtarin policor, Dejan Radivijeviq.

    Siç mësohet, Millosh Milovanoviq është person shumë problematik, i cili kishte marrë pjesë në të gjitha incidente në zonën e Komunës së Zubin Potok dhe në veri.

    “Nga gjykata ai kohëve te fundit ka pranuar një aktgjykim dhe është dënuar me 6 muaj burg, mendohet për një krim, një sulm ndaj një zyrtari policor”, thotë sinjalizuesi.

    Problemi mes tij dhe zyrtarit policor kishte filluar dje në një kafene në fshatin Rezallë të Zubin Potokut, afër Ujmanit, raporton Sinjali.

    Para pak orësh, Policia i ka bastisur edhe shtëpitë e të dyshuarve, por të njëjtit nuk janë gjetur aty dhe aktualisht ndodhen në arrati. /

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.