×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Analistja serbe thote se Serbia po heq vullnetarisht dorë nga Kosova, paralajmëron konflikt të brendshëm

    FrontOnline
    17 Maj 2020

    Agjencia ruse e lajmeve Regnum, sjell një opinion të analistes serbe, Dragana Trifkoviq, në lidhje me zhvillimet e fundit në Serbi, në raport me marrëveshjen përfundimtare me Kosovën.

    Në analizën e saj, Trifkoviq sulmon udhëheqësit serbë, duke i akuzuar se nuk po i shfrytëzojnë rrethanat favorizuese për Serbinë, por si duket janë duke nxituar që të legalizojnë pavarësinë e Kosovës, duke nxituar më shumë se vet shqiptarët.

    Ajo, shton se marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi, e cila do të shtynte Serbinë që të hiqte dorë nga Kosova, nuk është arritur deri më tani vetëm për shkak të konflikteve të brendshme në mes të partive politike shqiptare.

    Sipas Trifkoviqit, autoritetet serbe janë të gatshme për marrëveshjen e cila do të nënkuptonte heqjen dorë nga mese 15 për qind të territorit serb, nën pretekstin se kjo do të qonte në arritjen e paqes afatgjate me shqiptarët.

    Trifkoviq, për fund thotë se një marrëveshje e tillë mund të qonte Serbinë në konflikt të brendshëm, pasi që shumica e qytetarëve dhe Kisha Ortodokse Serbe e kundërshtojnë me forcë çdo marrëveshje që heqë dorë nga territori i Kosovës.

    Sipas saj, Serbisë nuk i duhet një zgjedhje e shpejtë por një proces strategjik afatgjatë, në kuadër të së drejtës ndërkombëtare dhe Rezolutës 1244.

    Dragana Trifkoviq, përveç që merret me analiza për agjencinë ruse Regnum, është politikane dhe udhëheqëse e Institutit për Kërkime Gjeostrategjike me seli në Beograd. Është e njohur për qëndrimet e saja pozitive për rusët. Gjithashtu, ka lidhje me strukturat politike ruse dhe ato të sigurisë. Trifkoviq jeton dhe vepron në relacionin Moskë-Beograd. /Telegrafi/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.