×
  • Lajme
  • Lajme

    Analistët skeptik se marrëveshja finale me Serbinë do të ndodh këtë vit

    FrontOnline
    22 Shtator 2020

    Të hënën është nënshkruar marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për nxitjen e investimeve,e ku zyrtarët amerikanë kanë premtuar mbi 1 miliardë dollarë investime për projektin e “Autostradës së paqes”, hekurudhave dhe Qendrës së Skijimit në Brezovicë.

    Emisari Richard Grenell ka thënë se ardhja e tyre të hënën në Prishtinë është provë e përkushtimit për zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

    Profesori universitar, Milazim Krasniqi, në një intervistë për Front Online, ka thënë se marrëveshja e 4 shtatorit në Uashington e ka nxjerr Kosovën nga një status quo dhe e ka rikthyer atë në qendër të vëmendjes për zhvillim ekonomik.

    “Mendoj që marrëveshja e 4 shtatorit në Uashington tashmë po kuptohet edhe nga ata që janë më skeptik, se ka qenë një ngjarje e rëndësishme e cila e ka nxjerr se gjendja e Kosovës nga një status Quo, de facto e braktisur dhe ka filluar në një proces të rikthimit të të vëmendjes ndaj saj, në këtë rast ndaj zhvillimit ekonomik”, ka thënë Krasniqi për Front Online.

    Ndërsa, për sa i përket marrëveshjes së nënshkruar të hënën në Kosovë, Krasniqi theksoi se nuk ka qenë vetëm një akt solemniteti,por ka qëllime larg vajtëse gjeopolitike.

    “Edhe marrëveshjet e djeshme dhe vizita aq pompoze e Grenellit me një ekip të madh të personave të rëndësishëm të agjencive amerikane tregon që marrëveshja nuk ka qenë vetëm një akt solemniteti për qëllime propagandistike por ka edhe qëllime largvajtëse gjeopolitike sepse kjo tregon që SHBA-të po e rikthejnë vëmendjen në Kosovë dhe në Ballkan në përgjithësi, pas një periudhe të gjatë të abstenimit”, ka thënë ndër të tjera ai, për Front Online.

    Krasniqi: Dialogu kohë të gjatë u abstenua nga SHBA-ja, BE-ja nuk dha rezultate

    Krasniqi theksoi se përgjatë një kohe procesi i dialogut është abstenuar nga SHBA-ja, për t`i dhënë rol më shumë BE-së.

    “SHBA-të kanë abstenuar një kohë duke i`a lënë hapësirën BE-së, që BE-ja ta përshpejtojë procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në strukturat  evropiane. Ajo çfarë ndodhi është që BE-ja pati hezitime të mëdha, moskoordinim, mosharmonizim, deri në masën sa Kosovës nuk i`u hoq as liberalizimi i vizave “, ka pohuar ai.

    Pas nënshkrimit të këtyre marrëveshjeve është pretenduar se Kosova dhe Serbia mund të jenë afër arritjes së marrëveshjes finale. Por ndryshe mendon Krasniqi.

    “Unë mendoj që marrëveshja finale ende nuk është afër dhe nuk ka indikator që tregojnë që ajo mund të jetë afër. Ajo çfarë mund të jetë afër është fillimi i një procesi të relaksimit të marrëdhënieve dhe pranimit të realitetit nga ana e Serbisë, që Kosova ekziston dhe që me Kosovën duhet të bashkëpunohet dhe se duhet të mësohen që të bashkëjetojnë sepse siç dihet Serbia në fakt nuk e pranon fare ekzistencën e Kosovës”, ka thënë Krasniqi për Front Online.

    Haxholli: Mbetet një rrugë e gjatë deri tek arritja e marrëveshjes finale me Serbinë

    Në anën tjetër, Violeta Haxholli, nga instituti Demokratik i Kosovës, në një prononcim për Front Online  ka konsideruar se marrëveshjet e nënshkrua mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e amerikanëve paraqesin një hap të rëndësishëm drejt marrëveshjes finale.

    “Marrëveshja për normalizim ekonomik që u arrit në Uashington në formë të zotimeve është  një hap i rëndësishëm në procesin e normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, sepse kjo dëshmon përkushtimin e SHBA-ve si ndërmjetëse e këtij procesi në Uashington se do t`i  kushtojë një vëmendje të veçantë procesit të normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ajo për Front Online.

    Por, sipas Haxhollit rruga deri tek arritja e marrëveshjes finale në mes të Kosovës dhe Serbisë është ende e gjatë.

    “Megjithatë  mbetet ende një rrugë e gjatë deri tek arritja e një marrëveshje gjithëpërfshirëse në mes të Kosovës dhe Serbisë e cila do të përmbyllte procesin e normalizimit të marrëdhënieve pasi që ka ende shumë dallime në qëndrime të Kosovës dhe të Serbisë në atë se si duhet të duket normalizimi i marrëdhënieve në mes të dy vendeve dhe se si duhet të duket një marrëveshje finale”, ka pohuar ajo.

    Për sa i përket zhvillimit të dialogut në dy procese paralele, në Uashington dhe në Bruksel, Haxholli theksoi se ka një koordinim në mes të dy palëve për këtë proces. Kështu ajo theksoi se SHBA-të janë më të fokusuara tek aspekti ekonomik, teksa BE-ja tek aspekti politik. /Front Online/

     

     

    Big Brother VIP Albania në NimiTV
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.