×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori palestinez në Serbi: S’do ta njohim Kosovën në asnjë mënyrë

    FrontOnline
    09 Shtator 2020

    Ambasadori palestinez në Serbi, Mohamed Nabhan, ka thënë se Palestina nuk do ta njohë Kosovën në asnjë mënyrë.

    “Ne nuk e njohim Kosovën, jo vetëm shkaku i dashurisë karshi Serbisë. Ne e respektojmë të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutën 1244 e cila e trajton Kosovën si pjesë të Serbisë. Ekziston rezoluta 478 e cila të gjitha shteteve ua ndalon hapjen e ambasadave apo njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit”, ka thënë Nabhan për televizionin serb, “Nova S”, teksa ka shtuar se Kosova në të vërtetë mund të ketë më shumë dëme prej kësaj marrëveshjeje, sesa Serbia.

    “Ekzistojnë rreth 40 shtete islame që e njohin Kosovën dhe ekziston pajtim mes gati të gjitha shteteve islame se do ta ndërpresin bashkëpunimin me secilin vend që e hap ambasadën në Jerusalem. Ekziston rreziku që Kosovën ta çnjohin rreth 40 shtete islame, e pastaj çfarë iu mbetet”, ka thënë ai.

    Ai ka shtuar se vendi i tij, ndonëse është i rrezikuar drejtpërsëdrejti me vendimin e Serbisë që ta zhvendosë ambasadën në Jerusalem, nuk do të ndërmarrë kundërmasa, ndonëse ka porositur se do të duhej treguar guxim dhe t’i thuhej “jo” fuqive të mëdha, si SHBA-së.

    “Do të ketë edhe shumë dekada të raporteve të mira midis Serbisë dhe Palestinës. Raporti ynë është i tillë që nuk bazohet në dokumente të përkohshme ose ‘ad hoc’, raportet tona janë parimore. Nuk pres që kjo që ka ndodhur t’i trazojë raportet tona dhe nuk do të doja të vijë tek një gjë e tillë, ndonëse është shkaktuar dëm serioz. Do të shohim në bisedime me miqtë tanë se si harmonizojmë qëndrimet tona dhe t’i shmangim gjërat e pakëndshme”, ka thënë Nabhan për televizionin serb, “Nova S”.

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e PDK-së, Artan Behrami ka thënë se të gjitha takimet e kryeministrit Albin Kurti me krerët e partive opozitare...
    Lajme03 Mars 2026
    Pak para zgjedhjeve të 28 dhjetorit, në një intervistë për Tëvë1, bashkëkryetarja e GUXO-së, Donika Gërvalla, thoshte se çështja e zgjedhjes ose...
    Lajme03 Mars 2026
    Veprimtari i çështjes kombëtare, Emrush Xhemajli, në emër të Shoqërisë “Lëvizja”, mbajti një fjalim emocionues më 1 mars në Winterthur të Zvicrës,...
    Të tjera
    Vip03 Mars 2026
    Scream 7 shënoi debutimin më të suksesshëm në historinë e serisë, duke arkëtuar 97.2 milionë dollarë në mbarë botën gjatë fundjavës së...
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu zhvilloi sot takim me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph. Në njoftimin e Kuvendit...
    Lajme03 Mars 2026
    Gjykata Themelore në Prishtinë, aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës të Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë serbëve...
    Lajme03 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se të mërkurën, më 04.03.2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të Rrugës Nacionale N9,...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi ka konfirmuar frikën e tyre më të keqe pasi Rodrygo Goes u diagnostikua me një këputje të ligamentit të kryqëzuar...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në kryeqytetin e Libanit, Beirut, ka njoftuar se “do të jetë e mbyllur deri në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.