×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ambasadori i Izraelit në Beograd: Nuk i pëlqeu Vuçiqit, por njohja e Kosovës është punë e kryer

    FrontOnline
    21 Shtator 2020

    Ambasadori i ri i Izraelit në Beograd, Yahel Vilan, ka thënë se Izraeli e ka njohur pavarësinë e Kosovës më 4 shtator dhe se puna e njohjes reciproke më nuk është çështje diskutimi.

    Vilan ka thënë se tashmë Izraelit i mbetet të shoh se si një veprim i tillë të mos ndikojë në raportet në mes të Izraelit dhe Serbisë.

    “Nuk është më në pyetje nëse Izraeli do ta njohë ose jo Kosovën, sepse Izraeli e ka njohur Kosovën më 4 shtator, dhe tashmë na mbetet të mos lejojmë që një veprim i tillë të ndikojë në raportet në mes të Serbisë dhe Izraelit”, ka thënë Vilan, shkruan N1.

    Tutje Vilan ka thënë se Izraeli s’ka nënshkruar asgjë në Izrael dhe që s’ka qenë pjesë e Samitit në Washington, derisa shton se njohjen reciproke e ka mirëpritur kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

    Ambasadori izraelit ka treguar se Vuçiqit nuk i ka pëlqyer vendimi për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe se nuk mbështet një vendim të tillë të Izraelit.

    Megjithatë Vilan thonë se Izraeli është shtet i pavarur dhe se vendimi për njohjen e Kosovës është vendim shtetëror.

    “Por Izraeli është shtet sovran dhe ai është vendim i yni. Marrëveshja është nënshkruar, nuk është diçka që mund ta ndryshojë unë apo Vuçiqi. Duhet të punojmë në avancimin e raporteve dhe të pajtohemi gjithashtu me atë që ka ndodhur para dy javëve”, ka thënë Vilan, transmeton Gazeta Express.

    Njohja reciproke në mes të Kosovës dhe Izraelit ka ardhur si rezultat i takimit të 4 shtatorit të organizuar në Shtëpinë e Bardhë nga administrata e Donald Trump./Express/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.