Ambasada amerikane në Kosovë ka reaguar lidhur me zgjedhjet e ardhshme për rektor të UP’së.
Përmes një postimi në Twitter, ambasada amerikane ka thënë se lidershipi i ri i UP’së duhet të zgjedhet në bazë të meritës profesionale dhe të mos ndikohet nga politika.
“Zgjedhjet e ardhshme në Universitetin e Prishtinës duhet të mbesin të pandikuara nga politika. Lidershipi i ri i këtij institucioni vital publik duhet të zgjedhet në bazë të meritës profesionale dhe akademike”, thuhet në reagim.
The upcoming University of Pristina elections must remain free from politics. This vital public institution’s new leadership should be selected on the basis of professional and academic merit.
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) July 23, 2020