×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada Amerikane dhuron pajisje mbrojtëse për nxënësit që do t’i nënshtrohen Testit të Maturës

    FrontOnline
    21 Korrik 2020

    Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) ka pranuar sot një donacion me pajisje mbrojtëse (maska dhe dezinfektues) nga Programi për Ndihmë Humanitare i Komandës Ushtarake Evropiane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat do të përdoren për realizimin e Testit të Maturës.

    “Me këtë rast, ministri Ramë Likaj falënderoi Ambasadën Amerikane, e cila ka mundësuar një donacion të tillë për realizimin e një procesi të rëndësishëm për maturantët. Ministri përmendi bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe mbështetjen e Ambasadës Amerikane në të gjitha fushat, por theksoi se një ndihmë e tillë është e mirëseardhur në këtë kohë të vështirë, kur po ballafaqohemi me pandeminë COVID-19”, thekson komunikata.

    Tutje bëhet e ditur se edhe përfaqësueset e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, Majore Courtney Olson, Shefe e Zyrës për Bashkëpunim në Mbrojtje dhe Deborah MacLean, Zyrtare per marredhenie me publikun të cilat dorëzuan donacionin, u shprehen të lumtura që MASh-it i është mundësuar ky donacion, në mënyrë që mësimdhënësit dhe nxënësit të jenë të mbrojtur gjatë realizimit të Testit të Maturës.

    Donacioni përmbanë 21 mijë maska mbrojtëse dhe 3800 dezinfektues për duar, të cilat do të shpërndahen nëpër qendrat e testimit gjatë realizimit të Provimit të Maturës Shtetërore 2020.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.