×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Aliu: Lajmi për vdekjet në Klinikën Infektive tronditën qytetarët nga kjo gjendje dilet vetëm me largimin e Qeverisë Hoti

    FrontOnline
    09 Korrik 2020

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka thënë se vendi është duke shkuar drejt një gjendje të pasigurisë për shkak të rritjes së numrit të personave të infektuar me COVID-19, dhe rasteve të vdekjes.

    Aliu ka deklaruar se nga kjo gjendje dilet vetëm me largimin e Qeverisë Hoti dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

    Në fjalimin e tij në Kuvend, deputeti ka theksuar se lajmi për vdekjet që po bëhen në Klinikat Infektive kanë tronditur qytetarët, transmeton Telegrafi.

    “E diela që shkoj ishte më të vërtetë shqetësuese për të gjithë qytetarët e Kosovës. Lajmi për vdekjet e shumta në Klinikën Infektive tronditën dhe shkaktuan pasiguri dhe frikë kudo në vendin tonë. Duke qenë në mesin e pandemisë dhe rritjes së rasteve të të infektuarave, qytetari nuk ka ku t’i mbajë shpresat përveç të shteti, tek sistemi shëndetësor dhe funksionimi i tij.Pacientët që ishin të shtrirë për të kërkuar shërbime shëndetësore gjenden pikërisht vdekjen në dorën e sistemit shëndetësor”, tha ai.

    Deputeti i LVV-së, deklaroi se në klinika ku po trajtohen pacientët me coronavirus ka probleme me rënie të sistemit të oksigjenit.

    “Po flitet për rënie të sistemit të oksigjenit qendror, për diçka teknike që brenda minutash hodhi poshtë të gjithë punën dhe mundin e personelit mjekësor dhe solli vdekjen e pacientëve. Ky sistem i oksigjenimit ra sërish dje dhe mund të kishte vdekje.Nuk është puna te personeli shëndetësor, por janë përgjegjësi menaxheriale”, theksoi ai.

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/294331231759565/

    Nga Rubrika
    Lajme14 Mars 2025
    Pas një vonese 33 ditore të numërimit të votave,  Komisioni Zgjedhor i Zgjedhjeve(KQZ) ka njoftuar se të shtunën do të shpallë zyrtarisht...
    Lajme14 Mars 2025
    Mendimi për motin – 14.03.2025 Ditën e shtunë parashihet mot shumë më i ngrohtë. Fillimisht me intervale më të gjata me diell....
    Lajme14 Mars 2025
    Eguen Cakolli nga Demokracia në Veprim ka kritikuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për mos mbajtje të fjalëve në procesin e fundit zgjedhor,...
    Të tjera
    Sport14 Mars 2025
    Seleketori i kombëtares së Kosovës, Franco Foda, e ka publikuar listën ndaj Islandës për ndeshjet e muajt mars. Foda u ka besuar...
    Lajme14 Mars 2025
    Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka reaguar pas humbjes së jetës së dy vajzave të kësaj komune në një aksident...
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka thënë se bisedimet e mbrëmshme me Rusinë ishin produktive. Ajo tha se...
    Lajme14 Mars 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë thirrje që protestuesit nga Podujeva të respektojnë vendimin, ashtu siç veprojnë edhe linjat e tjera...
    Vip14 Mars 2025
    Dita e sotme ka qenë me vizitorë të ndryshëm në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”. Dita e...
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Pak përpara largimit nga Tirana, Marta Kos, Komisionerja për zgjerimin në Komisionin Evropian, vlerëson hapat e Shqipërisë drejt BE-s me çeljen e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.