×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Alarmon Rukiqi: Bizneset po dëmtohen, Qeveria urgjentisht t’i mbulojë dëmet

    FrontOnline
    16 Korrik 2020

    Vendosja e masave të reja kufizuese nga Qeveria e Kosovës, e poashtu edhe ndalimi i veprimtarisë së disa bizneseve me qëllim të parandalimit të rasteve me Covid-19, ka bërë që të rriten pakënaqësitë tek këto të fundit.

    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, në një intervistë për Front Online ka thënë që kufizimi i lëvizjes dhe ai i ushtrimit të veprimtarisë për disa biznese ka ndikuar negativisht posaçërisht në sektorin e gastronomisë.

    “Kemi një fluks shumë simbolik të ardhjes së mërgimtarëve dhe shumë probleme që lidhen me fuqinë blerëse, atëherë kjo pjesa e fundit e kufizimeve veç e ka dëmtuar këtë sektor në shkallën që e ka shumë vështirë që të rikuperohet pavarësisht nga ndihma e mundshme e Qeverisë”, ka thënë Rukiqi për Front Online.

    Rukiqi ka theksuar se ka vullnet edhe nga bizneset për të dhënë hapësirë për menaxhimin sa më të mirë të pandemisë dhe të shëndetit publik të qytetarëve.

    “Secili biznes është i interesuar që të menaxhohet kjo situatë me shëndetin publik që sa më shpejt të kthehemi në një situatë ku pastaj ekonomia do të jetë prioritet dhe jo numri i madh i rasteve dhe i fataliteteve nga pandemia Covid-19”, ka thënë ai.

    Rukiqi: Qeveria t`i kompensojë bizneset për dëmet që u janë shkaktuar

    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë për Front Online, se Qeveria duhet të jetë në gatishmëri për t`i kompensuar dëmet që janë duke i`u shkaktuar bizneseve pas vendosjes së masave kufizuese.

    “Kjo nuk nënkupton që të mos merremi edhe me pjesën ekonomike dhe të mos merremi me kërkesat e këtyre bizneseve që janë të drejta. Kryesisht këtyre bizneseve pavarësisht që nuk punojnë me kapacitet të plotë, ose disa prej tyre nuk punojnë fare, kostot fikse ju mbesin. Ne po konsiderojmë që ato duhet të mbulohen nga ana e Qeverisë, për periudhën se sa do të zgjasin kufizimet”, ka thënë Rukiqi për Front Online.

    Rukiqi: Vlera e Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike, e konsiderueshme

    Drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë për Front Online, se Pakoja për Rimëkëmbjen Ekonomike, që është propozuar nga Qeveria e Kosovës, është një Pako me vlerë të konsiderueshme.

    “Pako si vlerë është e konsiderueshme që mund të futet në treg duke i ditur edhe kapacitetet buxhetore të vendit, mirëpo e kemi thënë edhe më herët që nuk është me rëndësi vetëm vlera por edhe efikasiteti dhe instrumentet për zbatimin e saj”, ka deklaruar drejtori i OEK-ut.

    Duke folur rreth implementimit të Pakos për Rimëkëmbjen Ekonomike, Rukiqi ka theksuar, se janë duke bërë thirrje që të kalojë sa më shpejtë në lexim të dytë, projektligji për rishikimin e buxhetit.

    Sipas tij në këtë Pako, ka instrumente që lehtësojnë veprimtarinë e bizneseve.

    “Ka instrumente që mund të lehtësojnë këtë veprimtari biznesore por këto instrumente duhet të zbatohen me efikasitet që nënkupton të mos kemi vonesa të pashpjegueshme ende për sa i përket Pakos Emergjente, por të kemi një efikasitet të lartë në zbatimin e Pakos së Rimëkëmbjes dhe këto mjetet të arrijnë sa më shpejtë tek bizneset dhe të futen sa më shpejtë në qarkullim në tregun tonë, në mënyrë që të arrijmë ta përballojmë këtë vit të vështirë për bizneset”, është shprehur ai.

    Kryetari i OEK: Mospagesat e dyta nga Pakoja Emergjente Fiskale, ka dëmtuar bizneset

    Për sa i përket vonesës për implementimin e Pakos Emergjente Fiskale dhe të mos daljes së pagesave të dyta për bizneset dhe punëtorët, Rukiqi ka thënë që e ka vështirësuar jashtëzakonisht shumë gjendjen e bizneseve.

    “Kjo e vështirëson gjendjen e biznesit. Biznesi ka shpenzime fikse qe pavarësisht a punojnë apo jo ato mbesin dhe një lehtësim i madh do të ishte po të kishte sa do pak një përkrahje. Në anën tjetër punëtorët po dëmtohen për shkak se shumicës prej tyre ju ka ndikuar në mirëqenie dhe normalisht që shumica prej tyre nga mos marrja e këtyre mjeteve janë në një gjendje të pamotivuar dhe duke qenë si të tillë ata po janë edhe jo produktiv”, ka thënë Rukiqi për Front Online.

     

     

     

     

     

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.