Pandemia COVID-19, ka rënduar gjendjen ekonomike të shumë qytetarëve, raporton Front Online.
Aktorja Besnike Arifi, është dorëzuar dhe thotë se nuk do të jap më përgjegjësi ndaj shtetit.
Ajo ka treguar se ka humbur dy vende të punës për shkak të pandemisë.
Postimi i saj:
Prej sot Une Besnike Arifi si qytetare dhe tatimpaguese e rregullt e Republikes se Kosoves nuk jap me asnje pergjegjesi ndaj ketij shteti sepse:
Kam humbur dy vende te punes shkaku i pandemise dhe ndihme prej 260 eurove(dy here nga 130eurove) per afersisht 7 muaj nuk jane te bollshme.
Andaj, do te bej tagg banken Kep, Ministrine e Kultures, Komunen e Prishtines,Keds dhe te gjitha keto sherbime qe nuk do te arrije te paguaje, i ftoj qe te merren vesh ndermjet vete sepse presioni psiqik qe me eshte bere me kane sjell ne ate nivel qe thjesht me NUK KAM ÇKA TE HUMB.
Jam e revoltuar deri ne palce dhe sinqerisht heq dore nga ky shtet.
Jam aktore e diplomuar dhe punoj ne gastronomi.
Te dyja i humba, shkaku jush.
I vetmi ishte Teatri AAB “Faruk Begolli” qe nuk hezitoj te me punesoje (pa pasur askend te njofshem) ne profesionin tim dhe te cilet i falenderoj.
Kete vend pune e humba shkaku jush.
Zoneclub qe me dha pune per vite me rradhe, poashtu u mbyll.
Andaj kerkoj pergjegjesi per tatimin qe i kam jap ketij vendi perndryshe nuk jap asnje pergjegjesi se cka mund te ndodh.
Ju falemnderit.