Aktori i njohur, Florian Binaj, është testuar për COVID-19 dhe ka rezultuar pozitiv, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktori i “Portokallisë” përmes një postimi në rrjetin social Facebook, i cili njoftoi se është vetizoluar edhe para testmit dhe do të qëndrojë i vetizoluar deri të shërohet.
Binaj tha se nuk ka asnjë simptomë dhe shpreh keqardhje që do të mungojë në “Portokalli” gjatë kësaj kohe.
“Jam aq pozitiv si tip saqe dola pozitiv edhe me covid-19
Të dashur ndjekës, fansa, miq dhe mikesha, pas nje testimi rutin, fati donte që unë të qëlloja i prekur nga virusi Covid-19. U vetëizolova që para testimit dhe do qëndrojë në izolim si gjithë të tjerët deri nē pērfundim të karantinës. Fatmirsisht nuk kam asnje simptomë dhe asnjë shqetsim dhe gëzoj shëndet të plotë”, ka shkruar ndër të tjera aktori.