×
  • Lajme
  • Lajme

    Aktakuza e Thaçit publike e jo juridike, juristët: Presidenti nuk e ka obligim ligjor të dorëhiqet

    FrontOnline
    01 Korrik 2020

    Ditë më parë, Prokuroria Speciale e Hagës ka ngritur aktakuzë kundër Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli për kinse krime lufte, gjatë luftës së fundit në Kosovë.

    Në lidhje me këtë aktakuzë, Presidenti Thaçi të hënën doli me një video mesazh duke iu adresuar opinionit publik se ligjin e vetëm që ka shkelur është ai i kriminelit Sllobodan Millosheviq, teksa ka bërë të ditur se do të jep dorëheqje nëse konfirmohet aktakuza ndaj tij.

    Por njëjtë nuk mendon Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), i cili në një prononcim për Telegrafin ka thënë se në aspektin moral dhe etik Presidenti Thaçi do të dëshmonte maturi dhe respekt për popullin e Kosovës nëse do të dorëhiqej, ndërsa në anën tjetër juristi si dhe avokati Musa Damati theksoi se dorëheqja e Presidentit Thaçi është e panevojshme dhe e nxituar, përderisa sipas tij, nuk ka akuzë formale të konfirmuar dhe të plotfuqishme.

    Miftaraj tha se Thaçi nuk e ka obligim ligjor të jap dorëheqje, por vetëm obligim moral.

    “Përderisa në aspektin kushtetues dhe ligjor, Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi nuk e ka obligim të jap dorëheqje nga pozita e Presidentit, në aspektin moral dhe etik, i njëjti do të dëshmonte lidership, maturi dhe respekt për popullin e Kosovës nëse do të dorëhiqej”, ka thënë Miftaraj.

    Ai po ashtu tha se për shtetin e Kosovës është barrë e madhe që për disa muaj të udhëhiqet nga një President i cili është i akuzuar për krime lufte.

    “Pa paragjykuar epilogun e aktakuzës së ngritur dhe nëse e njëjta do të konfirmohet apo hidhet nga gjykatësi i procedurës paraprake, për shtetin e Kosovës është barrë e madhe që për disa muaj të udhëhiqet nga një President i cili është i akuzuar për krime lufte. Në këtë drejtim, vlerësoj së Presidenti Thaçi të hënën ka humbur një mundësi historike për të dëshmuar se interesi i përgjithshëm dhe interesi i Republikës së Kosovës është më i madh më i rëndësishëm se ai vet”, ka thënë Miftaraj.

    Ndërsa, Damati ka thënë se aktakuza kundër Thaçit e Veselit në aspektin formal dhe profesional është më tepër aktakuzë publike se juridike.

    “Aktakuza e Prokurorisë Speciale e deponuar kundër Thaçit dhe Veselit pranë dhomave të specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë, konsideroj se në aspektin formal dhe profesional është më tepër aktakuzë publike se sa aktakuzë juridike, dhe kjo për faktin se aktakuza e Prokurorisë Speciale përmban shumë elemente jo ligjore dhe shkelje të veçanta procedurale”, u shpreh ai.

    Siç theksoi Damati, dorëheqja e Presidentit dhe e krerëve tjerë institucional të cilët mund të përballen me akuza të tilla, është e panevojshme dhe e nxituar.

    “Po ashtu në sfondin e të Drejtës Ndërkombëtare dhe bazuar ne kushtetutën e vendit dorëheqja eventuale e Presidentit apo e krerëve të tjerë institucional të cilët potencialisht mund të përballen me akuza të tilla, është e panevojshme dhe e nxituar, përderisa nuk kemi aktakuzë formale të konfirmuar dhe të plotfuqishme, dhe kjo duke u bazuar në prezumimin e pafajësisë si parimi i njohur i drejtësise vendore dhe i asaj ndërkombëtare. Thaçi dhe Veseli duhet të fillojnë që t’i krijojnë ekipet e tyre të mbrojtjes të përbëra nga avokatët me eksperiencë të lartë në fushën penale, në mënyrë që të konfirmohet pafajësia apo edhe rrëzimi i aktakuzës publike e cila tash veç ekziston kundër tyre para Tribunalit Ndërkombëtarë”, ka thënë Damati.

    Ndryshe, Specialja ka ngritur aktakuzë kundër presidentit, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli. Pas kësaj, presidenti Thaçi dhe kryeministri Hoti kanë anuluar vizitën në Washington, ku pritej të rifillonte dialogu me Serbinë.

    Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka njoftuar se më 24 prill u ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën presidenti Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të tjerë, akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura. /Telegrafi/

    Nga Rubrika
    Lajme31 Mars 2025
    Prilli në Kosovë fillon i ftohtë, me vranësira e reshje lokale shiu. Do të fryjnë erëra të ftohta nga veriu dhe verilindja,...
    Lajme31 Mars 2025
    Ka ardhur reagimi i parë nga kryetari i Lidhjës Demokratike të Kosovës pas publikimit të bisedave të Kryesisë në një grup në...
    Lajme31 Mars 2025
    Zv.Sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, është takuar me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, nga ku tha...
    Të tjera
    Vip31 Mars 2025
    Pritja mbaroi, tani të gjithë sytë në ekranin e Televizionit Kombëtar Vizion Plus. Nisi Ferma Vip 2, spektakli juaj, aty ku çdo...
    Lifestyle31 Mars 2025
    Pranvera sjell një bollëk ushqimesh të freskëta dhe të shëndetshme që përveçse freskojnë menunë, janë edhe burim i shumë lëndëve ushqyese të...
    Lajme31 Mars 2025
    Deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në konsultat për themelimin...
    Opinione31 Mars 2025
    Shkruan Piro Ahmetaj: Sigurisht e kam ndjekur me përgjegjësi të shtuar, dalldisjen e radhës së Presidentit Vuçiç, mbas nënshkrimit të marrëveshjes ushtarake...
    Lajme31 Mars 2025
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas publikimit të bisedave të grupit të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës në “Viber”....
    Vip31 Mars 2025
    Kur ndajnë edhe më pak se 2 orë nga nisja e spektaklit Ferma Vip 2, janë zbuluar disa sekrete të vogla se...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.