Një 75-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në Kopiliq të Skënderajt.
Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës Avni Zahiti.
Ai tha se në aksident kanë qenë të përfshier një veturë dhe një këmbësor.
“Rreth orës 17:00, është raportuar për një aksident trafiku me pasojë fataliteti i shkaktuar në fshatin Kopiliq të Skenderajt. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara ka humbur jetën këmbësori i moshës rreth 70 vjeçar”, deklaroi Zahiti.
Bëhet e ditur se njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për aksidentin, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion