Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 07:00, në aksin rrugor Sarandë-Piqeras. Policia njofton se si pasojë e humbjes së kontrollit ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore automjeti tip Ford me drejtues shtetasin E.B dhe dy shtetas të tjerë pasagjerë.
Fatkeqësisht si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën pasagjeri A.A, 34 vjeç, banues në Durrës, ndërsa drejtuesi E.B dhe pasagjeria tjetër A. K, janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.