
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se sonte (02 maj, 2020) është hequr masa e karantinimit në kryeqytet.
Ai ka bërë të ditur se masat e tjera mbesin në fuqi përfshirë kufizimin e lëvizjes në vetëm 90 minuta në ditë.
“Dita e pestë në Prishtinë pa raste të reja (0). Sonte u hoq karantina. Masat e tjeta mbesin përfshi kufizimin e lëvizjes në vetëm 90 minuta në ditë.
Ende kujdes sepse në krejt Kosovën 10 raste të reja”.
Postimi i plotë: