×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti: Nëse shpërthen edhe një valë e Coronavirusit, mund të ketë mbi 1 mijë viktima

    FrontOnline
    10 Qershor 2020

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në një takim me këshilltarët komunalë ka thënë se rreziku kryesor për rritjen e numrit të të infektuarve nga COVID-19 vjen nga gastronomia, pasi sipas tij, bizneset e këtij sektori nuk po e respektojnë distancën

    Ahmeti ka shtuar se gjatë diskutimeve me IKSHPK-në u është tërhequr vërejtja se në rast të një shpërthimi tjetër, viktimat mund të arrijnë deri në 1 mijë e 600 viktima.

    ”Kemi pasur dje një takim me Naser Ramadanin dhe Armend Zemajn dhe duhet të mendojmë se a do ta kemi në kontroll situatën. Edhe në Maqedoni edhe në Kosovë po i shohim pasojat e festës së Bajramit. I kemi 38 raste aktive sot në komunë, shumica asimptomatikë. Ka raste që 33 ditë janë me virus, sipas IKSHPK-së, virusi zgjatë prej 3 deri në 38 ditë”, tha Ahmeti.

    Ahmeti theksoi se rreziku më i madh për momentin vjen nga gastronomia.

    “E kam pyetur Naser Ramadanin a do të ketë testime serologjike për antitrupa. Kjo na ndihmon me ditë se kush e ka pasur virusin. E kemi pasur një situatë para disa ditëve që një person ka infektuar në postë 5 persona, i ka dërguar dy fëmijët në çerdhe. Në momentin që të kontakton IKSHPK nuk ishte dashur me i dërguar fëmijët sepse je i dyshuar. Ne vendosëm me i mbyllë çerdhet. Prej një personi i kemi pasur 10 raste. Mendimi është që nuk bën të kthehemi në masat që i kemi pasur sepse është e vështirë qe t’i kthehemi kufizimit të lëvizjes. Profesor Ramadani thotë që situata aktualisht është e menaxhueshme por na ka tërhequr vërejtjet se nëse do të ketë shpërthim të rasteve do të kemi prej 800 deri 1600 fatalitete. Të hënën j kemi 200 persona që i kemi dërguar për testime. Rreziku më i madh na vje nga gastronomia sepse nuk po respektohet distanca. Jemi duke menduar se si mund t’iu ndihmojmë me maska apo dorëza”, tha kryetari Ahmeti, raporton KOHA.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.