×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti: Në dy-tri ditët e fundit pothuajse të gjitha testimet për COVID-19 në Lipjan kanë dalë pozitive

    FrontOnline
    14 Korrik 2020

    Gjendja epidemike në Komunën e Lipjanit sa i përket coronavirusit nuk është e mirë.

    Këtë e ka thënë kryetari i kësaj komune Imri Ahmeti i cili thotë se javët e fundit ka një rritje të madhe të numrit të të prekurve.

    “Aktualisht kemi 118 persona aktiv me coronavirus ndërsa tre vetëm se kanë humbur jetën. Nuk e dimë numrin e saktë të shëruarve pasi kohët e fundit nuk ka pasur përditësim të të dhënave”, tha ai për RTV Dukagjinin.

    Ahmeti thotë se edhe në rezultatet e reja që do të vijnë nga IKSHP pritet të ketë të infektuar të ri edhe nga Komuna e Lipjanit.

    “Është shqetësuese pasi në dy tri ditët e fundit pothuajse të gjithë ata që janë testuar kanë rezultuar pozitiv në COVID-19, pak prej mostrave të testuara kanë rezultuar negative. Kjo situatë e ka rritur shqetësimin”.

    Kryetari i Lipjanit thotë se qytetarët duhet të respektojnë masat e vendosura nga qeveria në mënyrë që të ulet numri i infeksioneve të reja.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Mars 2025
    Komentatori politik Blerim Latifi e ka paralajmëruar Lumir Abdixhikun për rrezikun politik që i kanoset nga grupi i të pakënaqurve në Lidhjen...
    Lajme21 Mars 2025
    Njohësit e rrethanave politike në vend e kanë kritikuar paraqitjen e mbrëmshme të nënkryetares së LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, në emisionin “Debat Plus....
    Lajme21 Mars 2025
    Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, ka bërë të ditur se Lagjja Jashar ka marrë pjesë në homazhet dhe...
    Të tjera
    Lajme21 Mars 2025
    Një deklaratë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, e zemëroi Serbinë, e cila e konsideroi atë si...
    Lajme21 Mars 2025
    Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, i ka reaguar presidentes Vjosa Osmani, e cila dje ka thënë se draft-statuti i Asociacionit...
    Sport21 Mars 2025
    Qendërmbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Lumbardh Dellova, pas realizimit të golit të tij, dhe fitores së përfaqësueses kundër Islandës në kuadër të...
    Lajme21 Mars 2025
    Ish-kreu i KQZ-së, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline lidhur me procesin e zgjedhjeve dhe zvarritje së këtij procesi. Sipas Baraliut, kandidatët...
    Lajme21 Mars 2025
    Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka ndarë mendimet e tij mbi vizitën e fundit të Përfaqësuesit të Posaçëm të...
    Lajme21 Mars 2025
    Ish-Ambasadori Lulzim Peci tha se procesi i dialogut nuk mund të ecë përpara pa u qetësuar situate në Beograd. Megjithatë sipas tij...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.