India ka 89,706 raste të tjera me coronavirus, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.
Në 24 orët e kaluara, 1,115 njerëz kanë ndërruar jetë dhe që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i të vdekurve është 73,890, raporton AP.
India renditet e dyta në botë për nga numri i të infektuarve, pas Shteteve të Bashkuara dhe e treta në botë për nga numri i vdekjeve nga COVID-19, pas Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit.
Më shumë se një milion njerëz u testuan pozitivisht për coronavirus në më pak se dy javë. Të martën, Ministria e Shëndetësisë njoftoi rihapjen e pjesshme të shkollave më 21 shtator.
Taj Mahal do të hapet në të njëjtën ditë, por numri i turistëve që do të jenë në gjendje ta vizitojnë atë brenda një dite do të ulet në pesë mijë.