
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Abrashi në një konferencë për media ka dhënë detaje për arritjen e marrëveshjes me LDK-në, AKR-në dhe Nisman për të qeverisur në qeverinë e re.
Ai ka thënë që kjo parti i ka marrë 4 ministri dhe zv/kryeministrinë e parë, raporton “Front Online”.
LEXO EDHE: Abrashi tregon detaje shtesë të marrëveshjes LDK – AAK
“Pritet që së shpejti do të thirret mbledhja e Kuvendit të Kosovës për tu votuar Qeveria e re. Siç e dini edhe ju ka ardhur deri në një dakordim në esencë për numrin e kabinetit qeveritar dhe përfaqësimin e ministrave të AAK-së. Siç e dini I kemi 4 ministra që do të jenë në dikasteret përkatëse, në Qeverinë që do ta udhëheq Z.Hoti dhe do ta kemi zv/kryeministrin e parë”, ka thënë ai.
Ai ka folur edhe për numrat e siguruar për ta votuar qeverinë “Hoti”.
“Nuk ka asnjë dilemë që votat për qeverinë ‘Hoti’ i kemi siguruar dhe po presim për procedurat e tjera. Besoj që shumë shpejt do të ftohet mbledhja në Kuvendin e Kosovë që ne do ta votojmë mandatarin e ri dhe Qeverinë e re. Votat i kemi dhe ju thash që është vetëm çështje procedurale se kur do të caktohet dita e seancës dhe se kur do të mblidhen deputetët”, ka thënë Abrashi./Front Online/