×
  • Lajme
  • Lajme

    Abrashi merr pjesë në punimet e vendkalimit në Grabovc, do të funksionalizohet për një javë

    FrontOnline
    25 Korrik 2020

    Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka marrë pjesë në vendosjen e një laure në hekurudhë, në fshatin Grabovc të Fushë Kosovës, ku tha se po ngrisin vetëdijen, por edhe po promovojnë sigurinë në rrugë.

    Të shtunën Abrashi ka parë punimet në hekurudhën që është duke u ndërtuar nga Fushë-Kosova deri në Han të Elezit.

    “Tani si ministri kemi themeluar një task-forcë, një grup punues i cili do të merret me pikat e zeza nëpër Kosovë, vendet ku kanë ndodhur më së shumti aksidente, në kuadër të kësaj bëjmë edhe vizita edhe investime. Ky investim ka filluar më herët, por tani po merr formën përfundimtare, besoj që për një javë edhe lirohet me punë. Kemi të bëjmë me një laurë mbrojtëse e cila është vendosur këtu në Grabovc, në një vend ku ka shumë komunikim, ka pasur edhe aksidente por fatmirësisht pa fatalitet. Është një investim i ministrisë dhe teknologjia e përdorur këtu është e fundit. E cila në formë elektronike në mbylljen e vendosjen e barrierave derisa të kalojnë trenat”, ka thënë ai.

    Vendosja e kësaj laure sipas Abrashit, është shumë e rëndësishme në veçanti për banorët e Grabovcit, meqë frekuentojnë këtë rrugë.

    Në kuadër të këtij projekti, ai tha se do të vendosin edhe laura të tjera mbrojtëse për modernizimin e tërësishëm të hekurudhave. Kryeshefi ekzekutiv i Infrakos-it, Xhevat Ramosaj tha se me këto vendkalime garantohet siguria e qarkullimit të mjeteve rrugore.

    “Është projekt i Ministrisë së Infrastrukturës për çka ne e falënderojmë shumë ministrinë. Dhe dëshirojmë e besojmë që do të vazhdojë ky projekt edhe në të ardhmen. Deri më tani me këtë projekt janë kryer tri vendkalime të cilat janë në funksion. Ky është i katërti dhe pritet që së shpejti të funksionalizohet, dhe ne besojmë që do të shkojmë edhe me vendkalimet tjera. Sepse kjo është pikë së pari në interesin e qytetarit të Kosovës. Me këto vendkalime garantohet siguria qind për qind e qarkullimit të mjeteve rrugore”, u shpreh ai. /kp/

    Nga Rubrika
    Lajme28 Prill 2025
    Një 24-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda, pasi u rrëzua nga skelet derisa ishte në krye të punës. Ngjarja ka ndodhur në...
    Lajme28 Prill 2025
    Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë në “Kanal 10” se dhjetë deputetë mund të kërkojnë interpretim nga Gjykata Kushtetuese për...
    Lajme28 Prill 2025
    Zëdhënësi i policisë rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli, tha për Front Online se 54-vjeçarja e raportuar si e zhdukur në polici, është...
    Të tjera
    Lajme28 Prill 2025
    Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë është parakusht që Kosova...
    Lajme28 Prill 2025
    Analisti politik, Avni Arifi, ka komentuar mbi situatën e krijuar rreth zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se partitë...
    Lajme28 Prill 2025
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka akuzuar Qeverinë Kurti për krijimin e...
    Lajme28 Prill 2025
    Analisti Nexhmedin Spahiu tha se shkuarja në zgjedhje të reja nuk i konvenon Lëvizjes Vetëvendosje. Ai deklaroi se po të mbahen zgjedhje...
    Lajme28 Prill 2025
    Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, ka kërkuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Danillo Sharanoviq, që urgjentisht të nisë procedurën...
    Lajme28 Prill 2025
    Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 18:30, në fshatin Gllamnik të Podujevës. Lidhur...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.