×
  • Lajme
  • Lajme

    Abrashi: Kosova e Serbia në Uashington për ekonomi, temat politike i hodhi në tavolinë SHBA

    FrontOnline
    20 Shtator 2020

    Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka qenë i ftuar në emisionin Personale.Abrashi i cili ka qenë pjesë e delegacionit të Kosovës në Uashington, thotë se takimi ishte historik edhe për faktin se atje Kosova u njoh nga Izraeli.

    Ministri i Infrastrukturës thotë qëllimi i Shtëpisë së Bardhë është që të zhvillojë ekonominë në Ballkan në mënyrë që njerëzit më të mos flasin për politikë.

    Ai thotë se pala kosovare dhe ajo serbe në SHBA kanë propozuar projekte ekonomike derisa thotë se temat politike në tavolinë janë vendosur nga Amerika.“Pjesa politike, strategjike dhe ajo që lidhet me siguri u vendosën në tavolinë nga SHBA.

    Na është kërkuar të ruajmë diskrecionin ashtu siç ndodh zakonisht në këto takime”, tha ai, përcjell Telegrafi.Abrashi thotë Kosova ka përfituar nga marrëveshja ekonomike në Uashington në disa drejtime.

    “Ne me këto projekte ekonomike lidhemi shumë më shpejt me rrugë Evropiane. Ne pos që kemi qasje në këto rrugë do të jemi edhe nyje rajonale”.Ministri i Infrastrukturës thotë se me autostrada përfiton edhe Serbia pasi del në Adriatik, por sipas tij përfitues më i madh do të jetë Kosova.“Serbia e ka infrastrukturën shumë të zhvilluar.

    Tash lojtarë rajonal me këto marrëveshje bëhemi ne”.Abrashi thotë se vetëm një javë pas marrëveshjes, Kosova ka pranuar letra nga organizata financiare të Amerikës për financimin e autostradave.“Shpresojmë se së shpejti do të vijnë edhe letra tjera për mbështetjen e projekteve financiare”, tha ndër të tjera Arban Abrashi.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Teherani i paralajmëroi vendet evropiane  kundër bashkimit me luftën kundër Iranit, pasi shumë vende thanë se mund të ndërmarrin “veprime mbrojtëse” përballë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Eliminimi fizik i liderit suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei, më 28 shkurt 2026, shënoi një moment historik në konfliktin Lindje të Mesme,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Lajmet e publikuara së fundmi nga Irani për mundësinë e një sulmi me raketa ndaj Ashraf 3 dhe mbulimi i tyre në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Eliminimi fizik i liderit suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei, më 28 shkurt 2026, shënoi një moment historik në konfliktin Lindje të Mesme,...
    Vip03 Mars 2026
    Reperi amerikan, Sean ‘Diddy’ Combs, do të lirohet nga burgu rreth një muaj e gjysmë më herët, ndërsa përpiqet të kundërshtojë dënimin...
    Lajme03 Mars 2026
    E ngarkuara me Punë e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, ka takuar ministrin e Administrimit të...
    Sport03 Mars 2026
    La Liga ka publikuar në javën e parë të marsit limitet e përditësuara të kostos së skuadrës (LCPD), të njohura si kufijtë...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri foli për “kushtëzim me shantazh, me kërcënim”, ndërsa komentoi në një postim në Facebook...
    Lajme03 Mars 2026
    Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special më 27 shkurt 2026 mori vendim me të cilin ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Specilae të...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.