×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdullahu: Tregu i lirë i përcakton çmimet, ndërsa në situata tjera i cakton pushteti

    FrontOnline
    02 Shtator 2020

    Argumentet e njejta si të Ministrisë së Shëndetësisë se Udhëzimi Administraiv 02/2019 është i pazbatueshëm i ka edhe Shoqata e Distributorëve Farmaceutik të Kosovës.
    Milaim Abdullahu nga kjo Shoqatë ka thënë për “Front Online” se e kanë përkrahur iniciativën për t’i vënën nën kontrollë çmimet e barnave, por, sipas tij,  UA duhet të korrigjohet, sepse Komisioni për Ankesa ka konstatuar se si i tillë është i paimplementueshëm, prandaj duhet të bëhet plotësim-ndryshimi.
    Ai mohon akuzat se pikërisht nga moszbatimi i këtij UA po favorizohen distributorët e barnave.
    “Nuk është favorizuar askush në këtë drejtim, mirëpo procedurat janë të paimplementuara. Kur ka qenë puna që t’i kërkojmë çmimet nga Turqia dhe Shqipëria, asnjëra nuk i kanë deklaruar çmimet e tyre. Nuk ka pasur komisioni prej kujt t’i merr çmimet krahasuese”, shprehet Abdullahu për “Front Online”.
    Abdullahu thotë se 3000 çmime të barnave, të cilat janë tashmë të rregulluara, mund të hyjnë në fuqi menjëherë dhe kjo gjë varet nga ministri Armend Zemaj,
    “Nëse çmimet e barnave vendosen zyrtarisht, atëherë nuk mund të keqpërdoren nga dikush, sepse çmimi është zyrtar. Nëse Ministria e Shëndetësisë i zyrtarizon çmimet që kanë aplikuar prodhuesit, ndalet mundësia e manipulimeve, keqpërdorimeve dhe dezinformatave të subjekteve të ndryshme”, thotë kreu i Shoqatës së Distributorëve Farmaceutik.
    Ai mohon se nga kjo situatë po përfitojnë pikërisht anëtarët e Shoqatës që përfaqëson.
    “Deri sot çmimet janë të liberalizuara në Kosovë, është treg i lirë. Importuesit dhe prodhuesit janë duke e shfrytëzuar tregun e lirë, ndërsa kur vendosen çmimet, pushteti vendos”.
    Por, Arianit Jakupi nga Oda e Farmacistëve të Kosovës insiston se sa më shumë neglizhohet rregullimi i çmimit të produkteve dhe pajisjeve medicinale dikush përfiton.
    “Dyshimet për përfitime korruptive janë pikërisht tek ata që e kanë bllokuar procesin”, shprehet i bindur ai. /Front Online/

    Bari do të duhej të shitej 34€ në Kosovë, po shitet 60€

     

    Ministri Zemaj akuzohet për dëm 18 milionë € në vit nga kaosi me çmime të ilaçeve

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.