×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK-ja përsërit: Nëse Haradinaj s’votohet për president, vendi shkon në zgjedhje

    FrontOnline
    17 Shtator 2020

    Propozimi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Ramush Haradinajn president ka shkaktuar përplasje brenda koalicionit qeverisës. Kjo çështje mund të çojë vendin në zgjedhje.

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka paralajmëruar zgjedhje të reja nëse partia partnere e koalicionit qeverisës, AAK-ja, kushtëzon qëndrimin në koalicion me përkrahjen e kandidatit të saj për president. AAK-ja megjithatë nuk e ka quajtur kushtëzim, porse ka thënë se nëse nuk votohet Haradinaj për president, vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.

    Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj, ka thënë për Kohën se gjithçka varet sesi do të votojnë partnerët e koalicionit.

    Ai ka thënë se nuk duan ta komentojnë deklaratën e të parit të LDK-së, porse partia e tij e ka dhënë propozimin.

    “Propozimi ynë nuk është kushtëzim, ne e kemi propozimin tonë dhe është çështje e partnerëve se si do të vendoset. Nëse vendi shkon në zgjedhje, shkon për shkak se nuk merr përkrahje propozimi ynë, nëse merr përkrahje atëherë në rregull jemi”, ka thënë ai.

    Mustafa në një intervistë për “EuroNews Albania” ka thënë se është jo parimore që posti i presidentit të kushtëzohet.

    Ai ka thënë se për postin e presidentit duhet të ketë bashkëbisedim edhe me subjektet tjera, përfshirë partitë opozitare, Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje. Ka shtuar se me PDK-në është më e lehtë të bisedohet se me VV-në.

    “Unë mendoj se do të ishte, dhe është jo parimore që ajo të kushtëzohet. Nëse vijmë tek kushtëzimi, e prishim qeverinë, shkojmë në zgjedhje dhe nuk kemi alternativë tjetër se do të ishte gabim. Po flas për parimet, sepse nuk mund të shkojmë me një qëndrim të tillë që të votojmë presidentin për arsye se po na kushtëzojnë koalicionin. Nëse e kemi punën ashtu, atëherë shkojmë në zgjedhje”, ka deklaruar Mustafa të mërkurën.

     

    Nga Rubrika
    Lajme14 Korrik 2025
    Porkuroria Themelore në Prishtinë ka dalë me njoftim pasi një zyrtar public është kapur me ryshfet. Ai është arrestuar si zyrtar I...
    Lajme14 Korrik 2025
    Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në Spanjë gjatë dy muajve të fundit, një rritje e ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë...
    Lajme14 Korrik 2025
    Nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat gjatë ditës mund të sjellin...
    Të tjera
    Lajme14 Korrik 2025
    Është arrestuar sot në Prishtinë, një zyrtar publik (i gjendjes civile), pasi që sipas njoftimit nga policia, i dyshuari kishte kërkuar dhe...
    Sport14 Korrik 2025
    Raportimet nga Belgjika sugjerojnë se ende nuk është konfirmuar nëse Ardon Jashari do të jetë i disponueshëm për fillimin e stërvitjeve parasezonale...
    Lajme14 Korrik 2025
    Lul Raka, mikrobologu, ka njoftuar se është duke qëndruar Ukrainë në një mision të organizuar nga “Columbia University” i New York-ut, për...
    Lajme14 Korrik 2025
    Një ngjarje e pazakontë dhe njëkohësisht e rrallë është regjistruar në një zonë malore të Kosovës, ku një familje, gjatë një pikniku...
    Lajme14 Korrik 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim të Dërguarën e Posaçme të Britanisë së Madhe për...
    Sport14 Korrik 2025
    Humbja e Paris Saint-Germain në finalen e Kupës së Botës për Klube 2025 ndaj Chelseat ka lënë pas vetes jo vetëm një...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.