Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka mbajtur një konferencë për media lidhur takimin qe do të zhvillohen në Uashington për arritjen e një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, raporton Front Online.
Ai tha se partia e tij AAK-ja, e përkrah delegacionin e Kosovës që do të jetë pjesë e këtij takimi.
“Sot i`u kam ftuar për çështjen e dialogut. Kosova ka definim të këtij procesi. Parimi i parë është të mos diskutohen kufijtë, Parimi i dytë është se s`ka diskutim për një pushtet të tretë dhe parimi i tretë ruajtja e kushtetutshmërisë. Ne si AAK e përkrahim ekipin negociator të Kosovës në këtë dialog”, ka thënë ai.
Ai tha se garanci për arritjen e një marrëveshje me njohje reciproke janë SHBA-të të cilat e udhëheqin këtë proces.
“Një garanci për ne është se këtij dialogu i prijnë ShBA-te, e cila sa herë e ka përkrah Kosovën, proceset kanë pri përpara. Në takimin e ardhshëm presim njohje reciproke”, ka thënë lideri i AAK-së, raporton Front Online.
I pyetur se a do të jetë pjesë e këtij ekipi dikush nga AAK-ja, Haradinaj tha se me siguri se edhe dikush nga partia e tij do të jetë pjesë e këtij ekipi.
“Tani delegacioni është i institucioneve. Me siguri që në dialog do të jenë edhe personat e AAK-së që janë në Qeveri”, ka thënë tutje Haradinaj./Front Online

Të tjera
-
22:11 | 01 Shkurt 2023
-
21:54 | 01 Shkurt 2023
-
21:52 | 01 Shkurt 2023
-
21:37 | 01 Shkurt 2023
-
21:12 | 01 Shkurt 2023
-
21:08 | 01 Shkurt 2023
-
21:04 | 01 Shkurt 2023
-
20:57 | 01 Shkurt 2023
-
20:56 | 01 Shkurt 2023
-
20:49 | 01 Shkurt 2023
-
20:38 | 01 Shkurt 2023
-
20:27 | 01 Shkurt 2023