×
  • Lajme
  • Lajme

    A i mbeti hatri Avdullah Hotit që Vjosa Osmani s’e votoi për kryeministër?

    FrontOnline
    10 Qershor 2020

    Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka thënë se ish-kryeministri Albin Kurti iu ka ikur përgjegjësive për proceset e ndryshme dhe për dialogun.

    Hoti në emisionin Rubikon në Klan Kosova tha se përgjegjësi e tij do të jetë që të iu dalë në ballë proceseve.

    “Detyra ime është që në ditët e para të ju dal në ballë proceseve. Ish-kryeministri Kurti nuk iu ka dalë në ballë proceseve, nuk ka marrë përgjegjësi për dialogun dhe iu ka ikur atyre që i kemi kërkuar ne si partnerë të koalicionit. Ai ka pasur tendencë për kacafytje institucionale”.

    I pari i ekzekutivit theksoi se mosvotimi i tij si kryeministër nga bashkëpartiakja e tij njëherësh nënkryetare e LDK-së Vjosa Osmani, i takon asaj dhe nuk do ta komentojë.

    “Është çështje e saj. Unë nuk do ta komentoj veprimin e saj. Ajo është kryetare e Kuvendit.Unë do ta respektoj si kryetare e Kuvendit. Unë kam nevojë që të kem bashkëpunim të plotë me Kuvendin e Kosovës me kryetaren e Kuvendit, me presidentin e vendit dhe me gjithë bartësit e institucioneve”.

    “Po, e kam votuar si kryetare e Kuvendit, dhe e kemi pasur si bartëse e listës dhe ka pasur mbështetje në zgjedhje por edhe në procese të tjera zgjedhore dhe ajo e din mirë se për çfarë po flas”.

    Hoti shtoi se deputetët e Lidhjes Demokratike që nuk e kanë votuar qeverinë e udhëhequr nga ai nuk mund të cilësohet si veprim i mirë.

    “Jo unë nuk kam nevojë të kërkoj mendim se pse nuk më ka votuar as nga ajo dhe nga askush tjetër. Mendoj që kryetari Mustafa ka kërkuar vazhdimisht e edhe tash një gjë që është krejt e natyshme që të respektohet vullneti demokratik brenda partisë. Përderisa një vendim e merr një shumicë edhe pjesa tjetër duhet të respektoj vendimin”.

    “Statuti i partisë është shumë i qartë dhe ata nuk kanë bërë mirë që të. Nuk është se asgjë nuk ka ndodhur. Ka ndodhur votimi i një qeverie të udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës, por disa deputetë nuk e kanë votuar qeverinë. Këtë përgjigje mund ta jep më së miri kryetari Mustafa. LDK nuk përjashton askënd madje edhe nëse në raste të caktuar na kanë dëmtuar si parti politike”.

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    Brenda vetëm 24 orësh, çmimi i derivateve në Kosovë u rrit për së paku 14 centë. Më 3 mars, një litër naftë...
    Lajme03 Mars 2026
    Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Sipas tij, çështja e presidentit duhet...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e PDK-së, Artan Behrami ka thënë se të gjitha takimet e kryeministrit Albin Kurti me krerët e partive opozitare...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Brenda vetëm 24 orësh, çmimi i derivateve në Kosovë u rrit për së paku 14 centë. Më 3 mars, një litër naftë...
    Lajme03 Mars 2026
    Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Sipas tij, çështja e presidentit duhet...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Emiratet e Bashkuara Arabe po shqyrtojnë mundësinë e ndërmarrjes së sulmeve ndaj objekteve raketore të Iranit për të ndalur goditjet e vazhdueshme...
    Lajme03 Mars 2026
    Pak para zgjedhjeve të 28 dhjetorit, në një intervistë për Tëvë1, bashkëkryetarja e GUXO-së, Donika Gërvalla, thoshte se çështja e zgjedhjes ose...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Lajme03 Mars 2026
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u takua sot në Shtëpinë e Bardhë me kancelarin gjerman Friedrich Merz, me temë kryesore luftën në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.