×
  • Lajme
  • Lajme

    A do t’i votojë VV marrëveshjet ndërkombëtare, Selimi: Mazhoranca ka partnerë tjerë

    FrontOnline
    09 Korrik 2020

    Lëvizja Vetëvendosje duket se edhe në seancën e sotme të Kuvendit nuk do të votojë pro ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare. Shefi i Grupit Parlamentar të VV’së, Rexhep Selimi ka thënë për Gazetën Express se mazhoranca ka partnerë të tjerë që do të mund të votojnë këto marrëveshje.

    Në seancën e sotme të Kuvendit do të votohen pesë projektligje për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

    Opozita që përbëhet nga VV’ja dhe PDK’ja nuk kanë marrë pjesë në votimin e këtyre marrëveshjeve në seancën e 23 qershorit.

    Ndërkaq dje, Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Bedri Hamza ka deklaruar se megjithëatë, PDK’ja do t’i votojë këto marrëveshje.

    Shefi i Grupit Parlamentar të VV’së, Rexhep Selimi në një përgjigje me shkrim për Gazetën Express ka lënë të nënkuptohet se partia më me madhe në Kuvend nuk do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare.

    “Mazhoranca po thotë se i ka votat dhe se ka partnerë të tjerë. Ta shohim”, ka thënë shkurt Selimi.

    Sot pritet votimi i pesë projektligjeve:

    Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar, Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan, Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Dogana 2020”, si dhe Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.