×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    A do të ketë marrëveshje finale me Serbinë javën e ardhshme? Flasin analistët

    FrontOnline
    30 Gusht 2020

    4 shtatori është data kur delegacioni kosovar dhe ai serb pritet që të ulen në një tryezë diskutimi në Uashington, për ta vazhduar dialogun me ndërmjetësimin e emisarit amerikan, Richard Grenell, raporton Front Online.

    Politologët në Kosovë janë shprehur skeptik për sa i përket mundësisë së arritjes së një marrëveshjeje finale që do të përfundonte me njohje reciproke në mes të dy vendeve.

    Ata po thonë që temat që do të diskutohen në këtë takim nuk janë bërë publike dhe se nuk mund të paragjykohet nëse mund të arrihet një marrëveshje mes shteteve.

    “Nuk po presim shumë. Jemi pak skeptik por nëse bëhet fjalë për një plan, një projekt që është përgatitur që dy vite. Besoj që elementet e saj nuk i dimë publikisht dhe nuk janë diskutuar, por nëse ato janë të pranueshme për të dyja palët, ata do ta nënshkruajnë atë, mund të ndodh diçka, dhe mendoj që nuk duhet të priten çudira që pikërisht atë ditë mund të ndodhin këto, por mund të jetë një marrëveshje parimore, mendoj me afatizime”, ka thënë Maliqi.

    Në anën tjetër ai tha për Front Online, që ka gjasa që mund të lidhet edhe ndonjë marrëveshje ekonomike, përfshirë këtu edhe krijimin e Mini-Shengenit Ballkanik.

    “Ideja e krijimit të unionit doganor për këto gjashtë vende që ende nuk janë anëtare të BE-së. Më herët e patën quajtur mini-shengen. Ka shumë dobësi dhe është nisur mbrapsht por ndoshta ajo do të ishte një lloj dhe një faktor joshës që Kosova do të bindet për këto dhe disa vende të tjera që kanë dyshime se ku po e çon rajonin kjo lloj formule”, ka thënë tutje ai.

    Baraliu: Marrëveshja finale me Serbinë vështirë që do të votohet në Kuvend

    Në rast të arritjes së një marrëveshje finale me Serbinë, problem mund të del tek procesi i ratifikimit.

    Sipas njohësit të së drejtës ndërkombëtare, Mazllum Baraliu, në Kosovë, mungon uniteti në mes të liderëve dhe subjekteve politike për këtë proces.

    Kësisoj sipas tij për t`u votuar një marrëveshje e tillë, në Kuvendin e Kosovës, duhet të bëhen gati 2/3 e votave nga subjektet politike.

    “Meqë do të duhej që çfarëdo marrëveshje të vie dhe të ratifikohet në Kuvend me 2/3, atëherë do të duhej që të ketë paraprakisht një konsensus politik. Kjo klasë politike qoftë pozita qoftë opozita, veçanërisht qeverisjet e një pas njëshme, nuk po janë me vite të tëra të gatshme dhe të afta që ta arrijnë një marrëveshje konsensuale dhe një platformë apo një qëndrim unik të përbashkët konsensual në mënyrë që të ketë një qëndrim Kosova në dialog në fazën e fundit të dialogut me Serbinë dhe BE dhe SHBA-të”, ka thënë ai për Front Online.

    Baraliu vlerësoi që dialogu nuk është duke u udhëhequr mirë, për shkak që sipas tij ende po diskutohet për çështje teknike.

    “Prandaj për sa i përket dialogut unë mendoj që çfarëdo marrëveshje që bëhet, gjasat nuk janë të mira për arsye se procesi ka degraduar, nuk po udhëhiqet mirë, në një mënyrë apo në një tjetër është thjeshtë stërkeq duke kaluar përsëri për të vazhduar me çështje teknike dhe atëherë mendoj që nuk do të ketë një ratifikim ose të paktën nuk ka gjasa që të ketë një ratifikim unik të shumicës parlamentare në Kuvend, në rast se bëhet çfarëdo marrëveshje”, ka thënë ai. /Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Eurodeputeti austriak, Thomas Waitz, thotë se është nevojshme që të ketë një format të ri të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Politikani serb nga Mitrovica e Veriut, Aleksandar Arsenijeviq, i ka larguar dekorimet nga sheshi i këtij qyteti. Ai përmes një videoje propagandoi...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme ka përditësuar të dhënat në lidhje me gjendjen në pikat kufitare. MPB ka bërë të ditur se pritjet...
    Të tjera
    Vip21 Dhjetor 2024
    Gili së bashku me djalin sonte nisin rrugëtimin e “BBVA”. Ata në këtë rrugëtim do të jenë si një banor i vetëm....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka takuar strukturat e partisë në Llap, për çfarë ka thënë se takimi u...
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Sonte zhvillohet super meçi mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury, që është i dyti mes tyre brenda këtij viti. Ky duel pritet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Egli Tako është banorja e parë që ka hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Ajo është 27 vjeçe dhe ka...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur mbrëmjen e sotme të Dheu i Bardhë, në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.