×
  • Lajme
  • Lajme

    A do ta ngris Vuçiq çështjen e blerjes së IPKO-s nga Serbia më 4 shtator në Uashington?

    FrontOnline
    29 Gusht 2020

    Kosova dhe Serbia do të ulen edhe njëherë në tavolinën e dialogut, por kësaj radhe jo në Bruksel. Të premten e javës së ardhshme, më 4 shtator, delegacioni nga Prishtina dhe ai nga Beogradi do të takohen në Shtëpinë e Bardhë në Uashington në përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje. Richard Grenell, emisar special i SHBA-ve në procesin e dialogut, ka bërë të qartë se do të synojë që përmes marrëveshjeve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, të depërtojë në zgjidhjen e problemeve të njohura politike-historike mes dy vendeve.

    Ende askush në Kosovë, mirëpo as në Serbi, nuk i di çështjet që do të vendosen në tavolinën e diskutimit në Uashington. Ajo çka tashmë është e qartë, është se Richard Grenell, emisar special i presidentit amerikan për dialogun, tentativë kryesore do ta ketë që Kosova dhe Serbia të nënshkruajnë marrëveshje madhore ekonomike, përmes së cilës do sigurohej bashkëpunim i afërt i dy shteteve në këtë fushë, dhe si rrjedhojë do të kishte edhe eliminimin e problemeve politike, shkruan lajmi.net.

    Një agjendë e tillë e takimit tashmë veç se i është bërë e qartë Kosovës dhe Serbisë. Një marrëveshje gjithëpërfshirëse ekonomike e synuar më 4 shtator, do të nënkuptonte që Prishtina dhe Beogradi të vendosin në tavolinë edhe kërkesat e tyre, varësisht nga interesat që ndërlidhen me zhvillimin ekonomik respektiv, dhe rritjen e ndikimit në këtë fushë.

    Temë shumë e përfolur e ditëve të fundit, dhe me shumë gjasë çështje që do të përmendet në takimin e 4 shtatorit është edhe blerja e operatorit mobil “IPKO” nga Serbia. Operatori në fjalë tashmë ka vënë në shitje të gjitha aksionet e veta, dhe ndër blerësit potencial mund të jetë pikërisht shteti serb. Ky i fundit, përmes “Telekom Srbija” ka ofertuar plot 155 milionë euro për blerjen e IPKO-s, që paraqet ndër shumat më të majme të ofruara për arritjen e një marrëveshjeje për shitjen e këtij operatori.

    Shuma e ofertuar nga “Telekom Srbija”, është tregues se Serbia e ka me shumë seriozitet blerjen e operatorit me shtrirjen më të madhe të rrjetit 3g/4g në Kosovë. Sidoqoftë, vet raportet mes Kosovës dhe Serbisë, janë problematikë qenësore që aksionet e IPKO-s t’i kalojnë Telekomit të Serbisë përmes blerjes. Deri tani, një rrymë e fuqishme reagimesh nga akterë politik është vënë në kundërshtim të një marrëveshjeje të tillë.

    Pasë parasysh rrjedhën e takimit të 4 shtatorit, nuk do të përbënte aspak befasi, që Vuçiq në SHBA të kërkonte t’i hapej rrugë blerjes së IPKO-s nga Telekomi i Serbisë. Një kompromis i tillë, për Serbinë përveç përfitimit ekonomik, do të ishte fitore edhe në rrafshin e shtrirjes së ndikimit në territorin e Kosovës, duke kujtuar fuqinë e operatorit IPKO.

    Presidenti serb, Aleksander Vuçiq mund ta përdorë pikërisht takimin në Uashington, dhe “marrëveshjen e madhe” ekonomike mes dy shteteve për t’i eliminuar problemet që mund të paraqiten në Prishtinë për blerjen e IPKO-s. Natyrisht, në një treg të lirë, oferta, kërkesa dhe vendimi për shitjen ose blerjen e një aseti përcaktohet nga operatori ekonomik, mirëpo që në rastin e IPKO-s, ku të përfshirë si akterë janë Kosova dhe Serbia, rrethanat ndryshojnë.

    Sidoqoftë, elita politike udhëheqëse e Kosovës nuk ka paraqitur ndonjë qëndrim zyrtar, se si do të vepronte nëse një gjë e tillë do të kërkohej nga Vuçiq në Uashington, aq më pak nën “trysninë” e SHBA-ve, apo prezencës së mundshme të vet presidentit Trump atje.

    Partia Demokratike e Kosovës, është partia më e zëshme që ka dalë kundër një marrëveshjeje që do t’ia siguronte Serbisë aksionet e IPKO-s. Ky subjekt politik, vlerëson se nëse një gjë e tillë ndodhë, atëherë do të sigurohej seriozisht siguria nacionale. Përveç PDK-së, kundër blerjes potenciale të IPKO-s nga Serbia ka dalë edhe partia tjetër opozitare, Vetëvendosje.

    Takimit të 4 shtatorit, i paraprin dështimi i atij të 27 qershorit, pas zhvillimeve nga Prokuroria e Specializuar e Hagës dhe publikimit të aktakuzës të konsideruar politike kundër presidentit Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

    Nga Rubrika
    Lajme01 Qershor 2025
    Sot, më 1 Qershor shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, e cila festohet me dashuri dhe përkushtim në mbarë botën. Me këtë rast,...
    Lajme01 Qershor 2025
    Një person është dërguar pa shenja jete në Emergjencën e QKMF’së në Skenderaj. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin...
    Lajme01 Qershor 2025
    Është gjetur 14-vjeçarja nga Fushë Kosova, Besforta Shala, e cila ishte raportuar e zhdukur që nga 30 maji. Lajmin për Klankosova.tv e...
    Të tjera
    Lajme01 Qershor 2025
    Mijëra besimtarë myslimanë nga Kosova kanë shkuar në vendet e shenjta për ta kryer Haxhin. Por, nga atje sot erdhi një lajm...
    Sport01 Qershor 2025
    Lionel Messi ka vazhduar me paraqitje të jashtëzakonshme në elitën e futbollit amerikan MLS. Inter Miami ka marrë fitore të thellë 5-1...
    Lajme01 Qershor 2025
    Ismet Mulaj, njohës i ekonomisë dhe energjetikës, e cilëson vendimin  për të dalë në treg të lirë si të nxituar dhe të...
    Lajme01 Qershor 2025
    Një shqiptar me shtetësi të huaj është arrestuar në Llapnasellë pasi tentoi largohet nga një market pa paguar. Ai u ndalua nga...
    Bota/Rajoni01 Qershor 2025
    Komisioni Evropian shprehu keqardhje të thellë për vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për të dyfishuar tarifat mbi importet e çelikut dhe...
    Lajme01 Qershor 2025
    Ish-ministri i Ekonomisë, Haki Shatri, është deklaruar  ndaj vendimit të ZRrE për tregun e lirë  duke e cilësuar vendimin si të pamatur,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.