×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani takohet me ambasadorin francez, flasin për zhvillimet në Veri

    FrontOnline
    07 Dhjetor 2022

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka pritur në takim ambasadorin e Francës, Olivier Guerot.

    Në njoftimin e presidencës thuhet se Osmani dhe Guerot kanë biseduar për “marëdhëniet biletarale, koordinimin e Kosovës dhe Francës, si dhe zhvillimet e fundit të sigurisë në vend, rajon dhe më gjerë. Presidentja Osmani ka përsëritur angazhimin proaktiv të institucioneve të Republikës për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në të gjithë territorin e shtetit”.

    Gjithashtu, në këtë takim është folur për rezulatet e samtit që është mbajtur në Tunizi dhe atë që u mbajt në Tiranë.

    Njoftimi i plotë:

    Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin e Francës, Olivier Guérot

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës franceze në Kosovë, z. Olivier Guérot.

    Temë e diskutimit të takimit ishin marrëdhëniet bilaterale, koordinimin e Kosovës dhe Francës, si dhe zhvillimet e fundit të sigurisë në vend, rajon dhe më gjerë. Presidentja Osmani ka përsëritur angazhimin proaktiv të institucioneve të Republikës për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në të gjithë territorin e shtetit.

    Presidentja Osmani dhe ambasadori Guérot diskutuan mbi rezultatet e samitit të 18-të të krerëve të shteteve të Frankofonisë të mbajtur në Gjerba të Tunizisë, ku Kosova u përfaqësua nga Presidentja Osmani. Në këtë drejtim, Presidentja foli mbi diskutimin me Presidentin Emmanuel Macron gjatë punimeve të samitit si mundësi e mirë që të riafirmohet rëndësia e partneritetit në këtë kohë përcaktuese për sigurinë e përbashkët.

    Tutje, bashkëbiseduesit u ndalën tek samiti i liderëve të shteteve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë, me ç’rast, Presidentja Osmani e informoi ambasadorin Guérot mbi diskutimet e saj me liderët evropian për përkushtimin e institucioneve dhe popullit të Kosovës për ta avancuar rrugëtimin evropian, në veçanti planet e Kosovës për aplikim për anëtarësim në BE.

    Një delegacion i Prince Coffee viziton plantacionet e kafesë në Indi
    Nga Rubrika
    Lajme30 Prill 2024
    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, ka miratuar të martën Kodin e Sjelljes së...
    Lajme30 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti, priti në takim zëvendëspresidentin në Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Cameron Alford, për të shënuar fillimin e programit...
    Lajme30 Prill 2024
    Të dielën që shkoi një qytetar nga Podujeva i cili jeton në Dusseldorf të Gjermanisë, i njohur me emrin “Rrustë Llapi”, e...
    Të tjera
    Vip30 Prill 2024
    Pritja e ëmbël e Kiara Titos dhe Luiz Ejllit ka përfunduar. Moderatorja ka sjellë në jetë vajzën e saj vetëm para pak...
    Vip30 Prill 2024
    Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë një ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar. E dimë tashmë që çifti është në...
    Lajme30 Prill 2024
    344 euro pritet t’u kushtojnë deputetëve ofendimet, sharjet e nxitja e dhunës në seanca të Kuvendit. Kështu parasheh kodi i sjelljes i...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Aleksandër Vulin, i sanksionuari i SHBA-ve nga viti i kaluar, pritet të jetë numri dy i Qeverisë së Serbisë, raportojnë mediet serbe,...
    Lajme30 Prill 2024
    Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka listuar një sërë gjërash me anë të së cilave thotë Serbia e ka shkelur...
    Lajme30 Prill 2024
    Rrustem Llapi, 52 vjeçar nga Podujeva është lënë në arrest sipas një vendimi në Dyseldorf, pasi mbi të rëndon vepra e vrasjes...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.